Diabetologji

dhj212015

Diabeti te të moshuarit nuk redukton efikasitetin e vaksinës anti-grip

Injektimi i vaksinës anti-grip te të moshuarit e sëmurë e të prekur nga diabeti jep të njëjtën përgjigje të antitrupave që është vërejtur edhe te bashkëmoshatarët jo-diabetikë. Këto janë rezultatet e publikuara në "BMJ Open Diabetes Research and Care" të një studimi me autor të parë Janet Mc Elbaney të "Adcanced medical research institute of Canada" në Sudbury në Ontario. "Diabeti i tipit 2 mund të ndryshojë sistemin imunitar me rritjen e moshës, duke shtuar te të moshuarit predispozitën ndaj virusit të gripit dhe ndaj komplikimeve qe sjell ai", shpjegon kërkuesja, duke nënvizuar se deri më tani vaksinimi kundra gripit ka dëshmuar efikasitet të ulët në popullsinë e moshuar dhe në veçanti te pacientët me diabet. Pra për të thelluar argumentin autorët e artikullit kanë studiuar përgjigjen e antitrupave ndaj vaksinimit në më shumë se 200 të moshuar me moshë mesatare 75 vjeç, duke krahasuar të dhënat e 102 pacientëve me diabet të tipit 2 dhe të 119 bashkëmoshatarëve të shëndetshëm. "Në grupin me diabet të tipit 2, 68 subjekte ishin në trajtim me metformin, 10 me sulfonilur dhe 24 me repaglinide", vazhdon kërkuesja duke saktësuar se të gjithë i ishin nënshtruar vaksinimit me anti-grip midis 2010 dhe 2012, me dozë standarde të vaksinës trivalente sezonale. Kërkuesit kanë mbledhur kampione gjaku nga pjesëmarrësit para vaksinimit dhe 28 ditë pas, me qëllimin për të vlerësuar frenimin e hemaglutinimit (Hia) imunogjenik të vaksinës. Analiza e të dhënave të mbledhura tregon se shkalla e imunizimit të arritur në grupin e kontrollit rezulton e mbivendosur krahasuar me atë të pacientëve me diabet të tipit 2, duke sugjeruar se vaksina anti-grip mund të jetë injektuar me të njëjtin efikasitet edhe te diabetikët. "Rezultatet e përftuara tregojnë se kontrolli i diabetit të tipit 2 për sa i përket glicemisë dhe parametrave metabolikë të lidhur, ndikon pozitivisht në përgjigjen ndaj vaksinës së gripit, ndërkohë që një faktor negativ është brishtësia fizike e matur me shkallën Pase, Physical activity scale for the elderly", përfundon McElhaney.


BMJ Open Diabetes Res Care. 2015. doi: 10.1136/bmjdrc-2015-000140

Përktheu: Erjola Taga


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>