Diabetologji

nën222018

Diabeti 2. Dieta me përmbajtje të lartë vezësh, nuk sjell ndryshime negative

Njerëzit me paradiabet ose me diabet të tipit 2 të cilët kanë konsumuar për tre muaj një dietë dobësuese me përmbajtje të lartë vezësh dhe janë ndjekur për gjashtë muaj, nuk kanë shfaqur asnjë ndryshim negativ në shënjuesit kardiometabolikë se ata që kanë konsumuar një dietë dobësuese me përmbajtje të ulët vezësh.
Këtë e konfirmojnë autorët e një studimi të publikuar në "American Journal of Clinical Nutrition", që ka ndjekur një punë të mëparshme mbi vlerësimin e dietave me përmbajtje të lartë dhe të ulët vezësh, për ruajtjen e peshës për një periudhë prej tre muajsh, duke ndjekur një periudhë vëzhgimi total prej 12 muajsh.

"Disa udhëzime kombëtare rekomandojnë që njerëzit me diabet të tipit 2 të kufizojnë konsumin e vezëve dhe kolesterolin. Studimi që kemi publikuar më herët ka treguar se një dietë me përmbajtje të lartë vezësh (të paktën 12 vezë në javë) në krahasim me një dietë me përmbajtje të ulët vezësh (më pak se 2 vezë në javë) nuk kishte efekte negative mbi faktorët e rrezikut për sëmundje kardiometabolike te të rriturit me këtë gjendje", shpjegon Nicholas Fuller (Universiteti i Sidneit, Australi), autori kryesor i studimit.

Për punën aktuale, hulumtuesit u kanë përshkruar 128 pjesëmarrësve me paradiabet ose diabet të tipit 2, një kufizim të energjisë së përditshme prej 2.1 MJ (rreth 500 kcal) për tre muaj dhe një dietë me lloje dhe sasi specifike ushqimesh për t'u konsumuar, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zëvendësimit të yndyrnave të ngopura me yndyrna monoinsature dhe polinsaturate. Pjesëmarrësit u shqyrtuan pas 9 dhe 12 muajsh.

Nga 3, deri në 12 muaj, humbja e peshës ishte e ngjashme në dietat me përmbajtje të lartë vezësh, në krahasim me ato me përmbajtje të ulët vezësh. Nuk janë parë ndryshime ndërmjet grupeve në lidhje me glukozën në gjak (glukoza plazmatike, hemoglobina e glikuar, 1,5-anhidroglucitoli), lipidet serum tradicionale, shënuesit e inflamacionit (proteina C-reaktive me ndjeshmëri të lartë, interleukina-6, E-selectine e tretshme) stresi oksidativ (F2-isoprostani) ose adiponectina nga tre në 12 muaj ose nga zero në 12 muaj.

"Edhe ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2, mund të konsumojnë me siguri të plotë një dietë të shëndetshme në bazë të udhëzimeve dhe që përfshin më shumë vezë nga sa aktualisht rekomandohen në disa vende", përfundojnë autorët.

 

Am J Clin Nutr. 2018. doi: 10.1093/ajcn/nqy048
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29741558


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>