Gjinekologji

pri272021

Tamoxifeni me dozë të ulët. Më pak simptoma vazomotorike, me të njëjtin efikasitet

Një dozë shumë më e ulët me tamoxifen, 2.5 mg, krahasuar me dozën standarde 20 mg, mund të ketë të njëjtin efikasitet, por shfaq incidencë më të ulët të simptomave të rënda vazomotorike. Një dozë më e ulët mund të shtojë aderimin, i cili është i ulët pikërisht për shkak të ngjarjeve të padëshiruara me të cilat haset. "Ne kemi kryer një studim për përcaktimin e dozës, që shpresojmë t'u hapë rrugë studimeve ndjekëse të cilat nga ana tjetër do të ndikojnë si në trajtimin ndihmës, ashtu edhe në parandalimin e kancerit të gjirit", tha Per Hall (Instituti Karolinska në Stokholm), emri i fundit i studimit të botuar në "Journal of Clinical Oncology", që vuri në dukje se, si referencë e përgjigjes ndaj biopsisë ishte përdorur dendësia e gjirit dhe nuk dihet se si kjo mund të përkthehet në një efekt të vërtetë klinik.

Studimi mati efektet e dozave të ndryshme të tamoxifenit (1; 2.5; 5; 10 dhe 20 mg) në dendësinë e gjirit përmes mamografisë së 1,439 grave të moshës 40 deri në 74 vjeçe (566 në paramenopauzë dhe 873 në post-menopauzë) pjesëmarrëse në një program të skrinimit mamografik në Suedi. Gratë morën pjesë në KARISMA, një studim i përcaktimit të dozës, me kohëzgjatje 6-mujore, me përzgjedhje rastësore, i kontrolluar me placebo.

Rezultatet tregojnë ulje të dendësisë së gjirit me 9.6% në grupin që ka marrë 20 mg tamoxifen dhe një rënie të ngjashme te gratë në grupet me 2.5 ose 10 mg, por jo në grupet me 1 mg ose placebo. Ndryshimet vihen re kryesisht në të dhënat e vëzhguara te gratë në paramenopauzë (rënie prej 18.5% me 20 mg dhe 13.4%, 19.6% dhe 17% përkatësisht në grupet me 2.5, 5 dhe 10 mg tamoxifen), ndërsa te gratë në post menopauzë, reduktimi i dendësisë mamare ka qenë 4% me 20 mg, një rezultat ky jo shumë i ndryshëm nga rezultatet e marra me placebo ose me 1, 2.5 dhe 10 mg të barit.
Duhet vënë re se diferenca në reduktim midis grave para dhe pas menopauzës nuk ishte i lidhur me ndryshimet në dendësinë fillestare. Pati gjithashtu një rënie të dukshme në simptomat e rënda vazomotorike në dozën më të ulët, të raportuar nga 34%, 24.4%, 20.5%, 18.5% dhe 13.7% e grave, përkatësisht, në grupet e trajtuara me 20, 5, 2,5 dhe 1 mg bar dhe me placebo.
Por, tendenca të tilla nuk janë shfaqur në rastin e simptomave gjinekologjike, seksuale dhe muskuloskeletore. Halli, sipas të cilit do të duhet të provohet nëse doza 2.5 mg mund të reduktojë rrezikun e kancerit primar të gjirit, shpjegon se është planifikuar një studim në të cilin grave do t'u ofrohet një vlerësim i rrezikut në kohën e shqyrtimit të mamografisë. "Atyre me rrezik shumë të lartë do t'u ofrohet doza e ulët", thotë ai.

 

Journal of Clinical Oncology 2021. Doi: 10.1200/JCO.20.02598
https://doi.org/10.1200/JCO.20.02598


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>