Mjekësi e përgjithshme

kor92021

Sëmundjet inflamatore intestinale. Probiotiku sintetik nga majaja, përmirëson trajtimin

Sipas një studimi të botuar në "Nature Medicine", një probiotik i ri (maja) i krijuar ad hoc, mund të ketë efekte të shumta në trajtimin e sëmundjeve inflamatore intestinale (IBD).

"Ne u nisëm nga majaja, i njëjti produkt që përdoret për të prodhuar birrën dhe i dhamë asaj aftësinë për të ndier inflamacionin dhe për të sekretuar një molekulë antiinflamatore. Kjo platformë e re quhet 'Y-bots'", shpjegon Francisco Quintana, nga Brigham and Women's Hospital, autor i studimit. Ekspertët e zhvilluan probiotikun duke përdorur Saccharomyces cerevisiae, një lloj majaje që përdoret në prodhimin e verës e të birrës dhe në gatim. 

Duke përdorur teknologjinë e modifikimit gjenetik CRISPR/Cas9, studiuesit prezantuan elemente gjenetike që mund të zbulojnë inflamacionin dhe t'i përgjigjen atij, duke sekretuar një enzimë që synon të zbërthejë një molekulë kryesore të përfshirë në inflamacion. Majaja e përpunuar mund të sekretojë nivele të ndryshme të enzimës, varësisht nga fakti se sa sinjal inflamator është i pranishëm në një vend të veçantë në intestin. Kjo në thelb do të thotë që probiotiku mund të ketë një përgjigje shumë të lokalizuar ndaj inflamacionit. Te minjtë, majaja e inxhinierizuar shtypi me sukses inflamacionin e zorrëve, uli fibrozën dhe rivendosi një mikrobiomë të ekuilibruar. Ekspertët tani planifikojnë të kryejnë studime të sigurisë dhe të përsosin dhe testojnë më tej majanë e inxhinieruar për riparimin e indeve. Përveç IBD-së, studiuesit planifikojnë të hetojnë përdorimin e probiotikëve të inxhinieruar për të trajtuar një efekt anësor të zakonshëm të imunoterapisë së kancerit, kolitin. "Ne duam të përdorim mjetet e biologjisë sintetike për të inxhinierizuar atë që mund të gjendet në natyrë. Qëllimi ynë është të krijojmë barna më të personalizuara, të lokalizuara dhe shumë të kontrolluara për trajtimin e sëmundjeve intestinale dhe për të tjera", përfundojnë autorët.


Nature Medicine 2021. Doi: 10.1038/s41591-021-01390-x

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>