News

sht172015

Studim mbi parandalimin e përsëritjes së iktusit me origjinë të papërcaktuar

tags: Iktus

Vazhdojnë të jenë të limituara opsionet terapeutike për parandalimin e përsëritjes së iktusit te pacientët e prekur nga eventet embolike me origjinë të papërcaktuar. Për të mbyllur hendekun është hartuar enkas një studim i emërtuar "RE-SPECT ESUS" që do të vlerësojë antikoagulantin dabigatran etexilate i menduar pikërisht për këtë kategori pacientësh. Gjatë Konferencës Evropiane për Iktusin në Nicë u nënvizua se bëhet fjalë për një situatë klinike të shpeshtë meqë ¼ e të gjitha iktuseve shkaktohet nga një embol me origjinë të papërcaktuar: si rrjedhojë këta pacientë konsiderohen me risk të lartë përsëritje. 
Studimi RE-SPECT ESUS™ (Randomized Evaluation inSecondary stroke PrEvention Comparing the Thrombin inhibitor dabigatran etexilate versus acetylsalicylic acid in Embolic Stroke of Undetermined Source) do të vlerësojë në të gjithë botën rreth 6000 pacientë të prekur nga iktusi embolik me origjinë të papërcaktuar në 3-6 muajt e fundit dhe me rrezik të lartë përsëritjeje.
Do të vlerësohet efikasiteti i dabigatran etexilate (150 mg ose 110 mg dy herë në ditë) krahasuar me acidin acetilsalicilik (100 mg një herë në ditë) në parandalimin e iktusit sekondar: ky follow-up do të shtrihet për një periudhë tre vjeçare. "Rezultatet e studimit  RE-SPECT ESUS™ do të jenë të nevojshme për të plotësuar boshllëqet aktuale në njohuritë mbi këtë fenomen dhe do t'i ndihmojnë mjekët në zgjedhjen e terapisë më të përshtatshme, përveç se do të përmirësojë menaxhimin terapeutik te pacientët", deklaron Hans-Christoph Diener, drejtor i departamentit të neurologjisë në Universitetin e Duisburg-Essen, Gjermani dhe njëkohësisht eksperimentuesi kryesor në studim.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>