News

kor72021

Pas "Deltës" shfaqet një tjetër mutacion edhe më infektues. Lambda ka alarmuar 30 vende në botë

Një variant i ri dhe më i egër i coronavirusit po qarkullon në 30 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Mjekët paralajmërojnë se Lambda mund të jetë edhe më infektues dhe vdekjeprurës sesa Delta, duke e bërë variantin indian të sëmundjes të duket si "polici i mirë" përpara kushëririt të tmerrshëm. Origjina e mutacionit të radhës, është Peruja.

Ministri i Shëndetësisë atje tha se vendi i tij po regjistron tani nivelin ndoshta më të lartë të vdekshmërisë në botë. "Një shtam i ri, edhe më i rrezikshëm se Delta, raportohet të jetë diktuar në më shumë se 30 vende të botës gjatë këtyre 4 javëve të fundit. Lambda po përhapet pa fre në Peru, vend i tij i origjinës, ku konsiderohet përgjegjës për 500 vdekje në 100 mijë persona", thonë autoritetet atje. Kërkuesit kilianë sakaq kanë zbuluar se ky variant mund të jetë rezistent ndaj vaksinave kundër Covid-19. "Të dhënat tona tregojnë për të parën herë se mutacioni i pranishëm në proteinën kunj të variantit Lambda, arrin t'u shpëtojë antitrupave dhe mund të ketë infektueshmëri të shtuar", thuhet ne studimin e tyre.
 
I njohur ndryshe si C.37, Lambda u pikas për herë të parë ne Peru vitin e kaluar, por tani mutacioni ka marrë një hov shqetësues.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>