News

tet182022

Krijohet Komiteti i Planifikimit Kombëtar Spitalor. Zgjidhet kryetar, prof. dr. Arben Baboci

I përbërë nga nëntë anëtarë, ky komitet do të funksionojë si organ këshillimor i ministres së Shëndetësisë për planifikimin dhe menaxhimin e spitaleve. Edhe propozimi i cili ka marrë tanimë miratimin e Këshillit të Ministrave është propozuar nga ministrja e Shëndetësisë.

Në përbërje të këtij komiteti mbizotërojnë emra mjekësh të njohur, por edhe ekspertë të ekonomisë. Në mbledhjen e parë të këtij komiteti është zgjedhur nga anëtarët me shumicë votash, kryetari, pozicion të cilin do ta mbajë mjeku kardiolog, prof. dr. Arben Baboci.

Prof. Baboci do të kryesojë këtë komitet për 3 vite me radhë dhe ka të drejtë të zgjidhet vetëm një herë.

Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor do të analizojë situatën aktuale të shtrirjes së shërbimit spitalor. Ai do të vlerësojë nevojat dhe kapacitet spitalore bazuar në kriteret territoriale, demografike, barrën e sëmundshmërisë. Gjithashtu, jep mendime për çështjet që lidhen me politikat spitalore.

Anëtarët e Komitetit:

Prof. Arben Gjata, mjek kirurg;
Prof. Anila Godo, mjek pediatër;
Prof. dr. Kozeta Sevrani, ekspert i ekonomisë dhe menaxhimit;
Prof. Arben Baboci, mjek kirurg kardiak;
Prof. asc. Durim Çela, mjek radiolog;
Prof. Mihal Tase, mjek internist;
Prof. dr. Orion Glozheni, mjek obstetër-gjinekolog;
Prof. ass. Edmond Zaimi, mjek urgjentist;
Prof. asc. Alban Ylli, profesionist i shëndetit publik.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>