Pediatri

pri232021

Shtohet obeziteti te fëmijët për shkak të pandemisë Covid-19

Norma e obezitetit te fëmijët u rrit gjatë pandemisë Covid-19. Kjo është dokumentuar nga një studim i botuar në "Pediatrics", bazuar në analizën e vizitave të zhvilluara në 2019-2020; mbi 169,000 vizita në periudhën para-pandemike dhe rreth 145,000 në periudhën pandemike, në Rrjetin e Kujdesit CHOP, i cili përfshin 29 klinika të rajonit të Filadelfias (Shtetet e Bashkuara). Studiuesit analizuan indeksin e masës trupore të pacientëve 2-17 vjeç për të cilët u raportuan gjatësia dhe pesha, duke i klasifikuar si obezë, ata me një tregues të barabartë apo më të lartë se 95 për qind.

Ka pasur një rritje të prevalencës së mbipeshës nga 13.7% në qershor-dhjetor 2019, në 15.4% në të njëjtën periudhë, në vitin 2020. Rritja ishte më e dukshme te moshat 5-9 vjeç dhe hispanikët/latinët, me ngjyrë jo-hispanikë, me siguracion publik dhe që vinin nga lagjet me të ardhura të ulëta. Norma u rrit në të gjitha nivelet e moshave, nga 1% mes fëmijëve 13-17 vjeç, në 2.6%, tek ata 5-9 vjeç. Përafërsisht, 25% e hispanikëve/latinëve, me ngjyrë-jo hispanikë, me siguracion publik dhe nga lagje me të ardhura të ulëta ishin mbipesha, krahasuar me përqindje më të ulëta të të bardhëve jo-hispanikë (11.3%), me siguracione jo publike (12%) dhe me të ardhura të larta (9.1%). Për më tepër, pabarazitë tashmë të pranishme duket se janë përkeqësuar. Sandra Hassink (Instituti i Fëmijërisë së Shëndetshme në Akademinë Amerikane të Pediatrisë, AAP), vëren se fëmijët kishin më pak qasje në vaktet shkollore gjatë pandemisë. Për më tepër, është rritur disponueshmëria e vakteve të pashëndetshme, koha e kaluar para ekraneve, ose problemet financiare të prindërve. Vetë AAP-ja ka publikuar dy dokumente udhëzuese klinike që theksojnë rëndësinë e trajtimit të mbipeshës gjatë pandemisë.

Kthimi në rutinë, sidoqoftë, është thelbësor për Brian P. Jenssen-in, autori kryesor i studimit të përshkruar, i cili sugjeron që prindërit të bëjnë çmos që të kenë zakone të mira. Në një studim të botuar në "Obesity" dhe të kryer në 41 fëmijë dhe adoleshentë nga Verona, të intervistuar në vitit 2019 dhe më pas, 3 javë pas fillimit të karantinës, është vënë re një shtim i konsumimit të patatinave, mishit të kuq, pijeve të ëmbëlsuara dhe kohës së kaluar para ekraneve, si dhe pakësimi i aktivitetit sportiv. Për autorin e fundit, Steven B. Heymsfield (Sistemi i Universitetit Shtetëror të Luizianës), është e nevojshme të mos injorohet shtimi në peshë: eksperti ka në fakt ndjesinë se disa fëmijë që kanë shtuar peshë në pandemi, siç ndodh në muajt e verës, mund të mos kthehen mbrapsht.


Pediatrics 2021. Doi: 10.1542/peds.2021-050123.
https://doi.org/10.1542/peds.2021-050123

Obesity 2021. Doi: 10.1002/oby.22861
https://doi.org/10.1002/oby.22861

Medscape - Increase in Childhood Obesity During Pandemic.
https://www.medscape.com/viewarticle/948350


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>