Pediatri

tet72021

Covid-19 dhe shkolla. Në SHBA, më pak infeksione, pas detyrimit për maskë

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë publikuar kohët e fundit në Morbidity and Mortality Weekly Report, tri studime të reja, që nxjerrin në pah rëndësinë e përdorimit të strategjive të parandalimit të Covid-19 në nivele të shumta, përfshirë vendosjen e maskës, për të ndaluar përhapjen dhe minimizuar ndërprerjet e shkollës. Këto studime zbuluan se qarqet shkollore pa një politikë të mirë të mbajtjes së maskave, kishin më shumë gjasa të kishin shpërthime të infeksionit. Në mbarë vendin, qarqet pa politika dhe rregulla në lidhje me maskën kanë parë që numri i rasteve pediatrike të rritet më shpejt dhe gati dyfish gjatë së njëjtës periudhë.

Një raport nga shteti i Arizonës zbuloi se në fillim të shkollës, në dy nga qarqet më të populluara të shtetit, nxënësit kishin 3.5 herë më shumë gjasa të infektoheshin me Covid-19 kur nuk ishte detyrimi për maskë, sesa në institucionet që kërkonin vendosjen e maskës që nga dita e parë. Përdorimi i përgjithshëm i maskave është një komponent i rëndësishëm në strategjinë e parandalimit dhe ky studim po vazhdon të tregojë se maskat e fytyrës, kur përdoren si pjesë e një strategjie më të gjerë, mund të reduktojnë përhapjen e Covid-19 dhe të parandalojnë shpërthimet në shkolla. Një raport tjetër zbuloi se gjatë dy javëve pas fillimit të shkollës, ndryshimi mesatar në normat e infeksioneve pediatrike Covid-19 ishte më i ulët në qarqet që kishin maska të detyrueshme (16.32 për 100,000/ditë), sesa në qarqet pa këtë detyrim (34.85 raste për 100,000/ditë).

Për më tepër, CDC-ja thekson se përdorimi i maskave të fytyrës në shkollë mund të ketë përfitime të mëdha për komunitetet, duke zvogëluar barrën në sistemet shëndetësore. Raporti i fundit analizoi mbylljet e shkollave të lidhura me shpërthimet e shkaktuara nga infeksioni Covid-19 dhe zbuloi se, përkundër rreth 1,801 mbylljeve të shkollave, rreth 96% e shkollave publike ishin në gjendje të qëndronin të hapura falë një strategjie parandalimi në shumë nivele, përfshirë maskat e detyrueshme. Si konkluzion, CDC-ja thekson se promovimi i vaksinimit te personat e përshtatshëm, mbajtja e maskave dhe testet ekzaminuese janë metoda të provuara për të vazhduar punën dhe për të fituar sfidën e madhe kundër Covid-19.


https://www.cdc.gov/media/releases/2021/p0924-school-masking.html


Cristoforo Zervos


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>