Mjekësi e përgjithshme

kor52017

Më pak kontrolle mjekësore me formulimin e lëngshëm të levotiroksinës

Te pacientët hipotiroidenë kalimi nga levotiroksina tablet në formulim të lëngshëm (veçanërisht kur ka faktorë që mund të ndryshojnë absorbimin e tabletave) mund të reduktojë numrin e ekzaminimeve të funksionit tiroiden, para së gjithash kontrollin e TSH-së. Në këtë përfundim del një studim i publikuar në revistën "Endocrine", fryt i bashkëpunimit mes universiteteve të Messinës, Napolit, Bolonjës dhe Irccs Casa Sollievo della sofferenza di S. Giovanni Rotondo. "Objektivi ishte që të matej përdorimi i formulimeve të ndryshme të levotiroksinës në treg, duke vlerësuar efektin e kalimit nga njëra formë në tjetrën si në terma klinikë edhe në shpenzimet e Shërbimin Kombëtar Shëndetësor", shpjegon Gianluca Trifiro, kërkues farmakolog në Universitetin e Mesinës dhe koordinator i studimit.
Duke analizuar përshkrimet mjekësore nga janari 2009 deri në tetor 2015 në një qendër shëndetësore në Jug të Italisë, autorët identifikuan 56.354 persona në terapi me levotiroksinë, prej të cilëve 97.9% të trajtuar me tableta dhe 6.1% me formulim të lëngshëm. "Ky i fundit përshkruhet më shpesh në të rinjtë dhe pacientët e trajtuar me barna që mund të ndërhyjnë në absorbimin e tabletave, problem i tejkaluar nga formulimet e lëngshme të cilat nuk preken nga ndërveprimet me barnat, ushqimin, kafen dhe patologji si sëmundjet gastro-intestinale, intoleranca ndaj laktozës dhe infeksionet nga Helicobacter pylori", shkruajnë autorët, duke saktësuar se në periudhën e studiuar 1.950 pacientë kaluan nga tabletat në formulimet e lëngshme. Për të vlerësuar efektet e kalimit është përcaktuar numri i testeve të TSH para dhe pas, duke treguar një reduktim domethënës i testeve te pacientët që kaluan në formulimin e lëngshëm. Ky rezultat mund të sugjerojë një stabilizim të niveleve të hormoneve tiroidene. "Dhe një pacient hipotiroiden me ekuilibër hormonal të qëndrueshëm implikon edhe më pak akses në ambulatorët e mjekëve të përgjithshëm dhe më pak kontrolle laboratori, me avantazhe të dukshme sa i takon cilësisë së jetës për pacientin dhe kursimi për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor", përfundon Gerardo Medea, përgjegjës i fushës metabolike në SIMG, Shoqata Italiane e Mjekësisë së Përgjithshme dhe Kurave Primare.


 

Endocrine. 2017. doi: 10.1007/s12020-017-1242-4
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28155170


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>