Mjekësi e përgjithshme

nën62024

Kirurgjia bariatrike tek adoleshentët. Rezultate premtuese në terma afatgjatë

Kirurgjia bariatrike për humbjen e peshës ofron rezultate të mira afatgjata tek adoleshentët, duke qenë se pas disa kohësh, mbi gjysma e të rinjve të operuar mbeten të lirë nga diabeti dhe patologjitë e tjera që lidhen me mbipeshën dhe e ruajtën humbjen e peshës të arritur nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas një studimi të botuar në New England Journal of Medicine, dhjetë vjet pasi iu nënshtruan një operacioni bariatrik në adoleshencë, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në studim treguan jo vetëm humbje të qëndrueshme peshe, por edhe zgjidhje për kushtet që lidhen me obezitetin, si diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe kolesteroli i lartë.

"Pasi i ndoqëm për një periudhë të gjatë kohe adoleshentët që iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale për të rënë në peshë, ne mund të konfirmojmë se kirurgjia bariatrike është një strategji e sigurt dhe efektive për menaxhimin e obezitetit në terma afatgjatë", thotë autrori kryesor i studimit Justin Ryder nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Northwestern Feinberg.

Në nivel kombëtar, kirurgjia bariatrike vazhdon të jetë e pashfrytëzuar tek adoleshentët, me vetëm një në 2500 adoleshentë me obezitet të rëndë që i nënshtrohet procedurës. Studimi Teen-LABS përfshiu 260 adoleshentë të moshës 13 deri në 19 vjeç dhe zbuloi se 55% e pjesëmarrësve të operuar që kishin diabet të tipit 2 gjatë adoleshencës ishin në remision nga diabeti edhe pas 10 vjetësh.

"Ky rezultat është dukshëm më i mirë se ai i raportuar nga pacientët që iu nënshtruan operacionit bariatrik në moshë të rritur (vetëm 12-18% e të rriturve të operuar mbeten në remision nga diabeti 7-12 vjet pas operacionit), kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të trajtohet seriozisht obeziteti tek adoleshentët", përfundon Ryderi.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>