Mjekësi e përgjithshme

jan282025

Koliti ulceroz. Simptomat, diagnostikimi dhe trajtimi

Koliti ulceroz (CU) është një sëmundje inflamatore kronike e intestinit, që prek kryesisht kolonin dhe rektumin. Ajo karakterizohet nga inflamacione dhe ulcerime të mukozës intestinale dhe shkakton simptoma dobësuese që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në cilësinë e jetës.

Simptomat
Simptomat e kolitit ulceroz ndryshojnë në bazë të ashpërsisë dhe shtrirjes së inflamacionit. Një nga simptomat që karakterizon kolitin ulceroz është prania e diarresë hematike, me gjak të kuq dhe mukus në feçe, si dhe ndjesia e mosdefekimit të plotë (tenesmus). Simptoma të tjera janë dhimbjet abdominale, urgjenca intestinale, humbja e peshës dhe lodhja. Në rastet më të rënda, mund të vërehen edhe komplikacione si anemia, dehidratimi dhe megakoloni toksik, distensioni i madh i kolonit, i shkaktuar nga një grumbullim gazrash, që mund të shkaktojë edhe perforacion, peritonit, ose shok septik.

Diagnostikimi
Diagnostikimi bazohet në një kombinim ekzaminimesh klinike me kolonoskopinë me biopsi dhe teste  laboratorike. Ekzaminimi i feçeve mund të shoqërohet edhe me sigmoidoskopi (ekzaminim që krijon mundësinë e eksplorimit vizual të anusit, rektumit dhe pjesës së fundit të kolonit), e cila mund të japë indikacione të drejtpërdrejta mbi gjendjen e procesit inflamator dhe mund të mjaftojë për të caktuar diagnozën. Nga ana tjetër, kolonoskopia krijon mundësinë e vizualizimit të drejtpërdrejtë të lezioneve inflamatore dhe të kampionimit të indit, i cili përdoret gjatë kontrolleve të ecurisë për të kontrolluar aktivitetin inflamator dhe për të parë që mos të krijohen ndryshime në inde.

Trajtimi
Trajtimi i kolitit ulceroz bazohet në terapi farmakologjike dhe në rastet më të rënda, në kirurgji. Ditët e sotme, janë të disponueshme barna të ndryshme me indikacionet e trajtimit të CU. Angazhimi i tyre varet nga gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit dhe nga ashpërsia e patologjisë. Por, ka edhe barna që veprojnë në inflamacion, duke ndryshuar sistemin imunitar, si imunosupresorët, ose në pika specifike të përfshira në mekanizmat që nxisin apo mbështesin vetë inflamacionin.

Ndikimi në cilësinë e jetës
Koliti ulceroz ka një ndikim të konsiderueshëm në cilësinë e jetës së pacientëve. Simptomat kronike dhe recidivuese mund të kufizojnë aktivitetet e përditshme, punën dhe marrëdhëniet shoqërore, si dhe mund të kenë pasoja në shëndetin mendor. CU lidhet me një normë punësimi më të ulët se mesatarja dhe përqindje më të larta të invaliditetit profesional. Te fëmijët, është shkak i mungesave të shpeshta në shkollë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>