Diabetologji

gus182023

Diabeti 2. Kirurgjia bariatrike, më efektive se terapia e zakonshme

Kontroll më i mirë i glicemisë, përdorim më i pakët i medikamenteve dhe shkallë më e lartë e remisionit të diabetit të tipit 2 (2DM), janë disa nga përfitimet e kirurgjisë bariatrike kundrejt ndërhyrjes farmakologjike dhe të stilit të jetesës te pacientët me obezitet të klasës 1, siç përshkruhet në një studim të nënshkruar nga studiuesit e Qendrës Kërkimore Biomjekësore Pennington. Studim i cili përfaqëson grupin më të madh të njerëzve të vlerësuar deri më sot për kohëzgjatjen në terma afatgjatë të të dy trajtimeve.

"Sa më e gjatë të jetë ndjekja, aq më i fortë është mesazhi për sa i përket remisionit së diabetit të tipit 2", thotë John Kirwan autori kryesor i studimit ARMMS-T2D, rezultatet e të cilit u prezantuan në konferencën e 83-të të sesioneve shkencore të Shoqatës Amerikane të Diabetit në San Diego, duke shpjeguar se treguesit e efektivitetit ishin kohëzgjatja e kontrollit të glicemisë pas ndërhyrjes, siguria afatgjatë e dy trajtimeve dhe arsyet e mundshme pse disa pacientë përjetojnë remision.

Gjatë periudhës maj 2007-gusht 2013, 262 pjesëmarrës me DM2 u përzgjodhën në mënyrë rastësore në një nga dy grupet, në atë të kirurgjisë metabolike ose në grupin e ndërhyrjes mjekësore/mënyrës së jetesës. Në fund të ndjekjes 11 vjeçare, pacientët e caktuar në grupin e kirurgjisë metabolike përjetuan ulje më të madhe të sheqerit në gjak, norma të shkëlqyera të remisionit të diabetit dhe rënie më të madhe në peshë, krahasuar me pjesëmarrësit e grupit të ndërhyrjes mjekësore.

"Rezultatet nënvizojnë efikasitetin e kirurgjisë bariatrike, si një opsion i sigurt dhe i mirë konsoliduar te pacientët me obezitet të klasës 1, përballë rezultateve të kufizuara të prodhuara nga dieta, ushtrimet dhe terapia me barna", shton Philip Schauer, drejtor i Institutit Biomjekësor Metamor Pennington, duke kujtuar se ARMMS-T2D është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë midis Pennington dhe shumë qendrave të tjera kërkimore kryesore, duke përfshirë Departamentin e Kirurgjisë në Universitetin e Pitsburgut, Qendrën e Diabetit Joslin, Shkollën Mjekësore të Harvardit, Departamentin e Kirurgjisë në Klinikën Cleveland dhe Divizionin e Endokrinologjisë së Brighamit.

 

Pennington Biomedical Research Center - News
https://www.pbrc.edu/news/media/2023/adabariatricsurgery.aspx


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>