qer202014
Gjetja e hiperglicemisë gjatë një infarkti flet për diabet
Sipas një studimi të publikuar rishtazi në Diabetes Care, në pacientët jo-diabetik me infarkt akut të miokardit, hiperglicemia e pranishme në momentin e shtrimit shpesh është e shoqëruar me një diagnozë për diabet e cila shfaqet në gjashtëmujorin pasues.
kor22014
Hipertensioni, ESH: terapia duhet të jetë e personalizuar
Në fushën e sëmundjeve hipertensive udhëzuesit insistojnë në faktin se ka barna që janë zgjedhje
e parë dhe e dytë, por nuk mund të themi se ka barna që janë gjithnjë zgjedhje e parë pasi kjo varet nga gjendja shëndetësore e pacientit.
kor52014
Strategji e re që ruan qelizat-β të pankreasit
Një strategji e re terapeutike për pacientët me diabet tip 1 mundëson ndjekjen e kontrollit metabolik nëpërmjet ruajtjes së funksionimit të qelizave beta të pankreasit, shkatërrimi autoimunë i të cilave lidhet me një çrregullim të përgjigjes imune.
kor122014
Diabet tip 1: Testohet pankreasi bionik
Pankreasi artificial ( bionic pancreas) nuk është fantashkencë por realitet: zhvilluar nga studiuesit e Boston University dhe e Massachusetts General Hospital, pajisja portative kohët e fundit është
përdorur për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak në një grup pacientësh me diabet tip 1...
gus52014
Pompat dhe injeksionet multiple në diabetin e tipit 2
Pompa apo injeksione? Sipas një studimi ndërkombëtar mbi sigurinë dhe efektivitetin e pompave në terapinë e diabetit të tipit 2 të sapo publikuar në The Lancet, ato janë një strategji efikase në kontrollin e glicemisë në pacientët që nuk i përgjigjen terapisë me injektime ditore të insulinës.
gus92014
Diabeti gestacional në SHBA: rritet prevalenca
Në SHBA rreth një grua në dhjetë vuan nga diabeti gestacional, sipas një studimi CDC, Centers for Disease Control and Prevention të publikuar në Preventing Chronic Disease nga i cili rezulton se prevalenca e kësaj patologjie në Amerikën veriore arrin në 9,2%.