Diabetologji

qer132014

Diabeti tip 2: ja faktorët që e lidhin atë me shtimin në peshë

Kur nis terapia insulinike është e zakonshme të ketë shtim në peshë. Në praktikën klinike të përditshme është e domosdoshme të njihet nëse pacientët që kanë nisur terapitë me insulin, kanë risk për të shtuar peshë. Dhe sipas rezultateve të studimit Credit (Cardiovascular risk evaluation in people with type 2 diabetes on insulin therapy) shtimi në peshë përkon me vlerat e hemoglobinës së glukozuar (HbA1c),  me BMI (body mass index) dhe me sasinë e nevojshme të insulinës që i duhet organizmit për të kontrolluar metabolizmin. "Doza e insulinës e matur pas vitit të parë të nisjes së terapisë është faktori më i rëndësishëm dhe që nuk varet as nga BMIja as nga HbA1c" shpjegon Beverley Balkau, nënshkruesja e parë e shkrimit dhe studiuese në Qendrën për Kërkime  Epidemioloke dhe Shëndetit Publik në Villejuif, Francë. Ndërsa në pacientët me HbA1c të lartë dhe që marrin hipoglicemiantë oral, psh. në një terapi me tre të tillë, gjasat për të shtuar në pehë shtohen shumë ndonëse kontrolli metabolik i insulinës është i kënaqshëm. " Nga kjo rrjedh se obeziteti nuk përbën pengesë për të nisur një terapi insulinike", rinis Balkau. Studimi i cili është një protokollë observimi jo-intervenues, përfshiu 314 qendra në 12 shtete , saktësisht 2442 pacientë me diabet tip 2 për të cilit disponoheshin të dhëna për ndryshime mbi peshën një vitë pas fillimit të terapisë me insulinë. Në përfundim të studimit u konkludua se kishte një rritje në peshë më të lartë 1.6 kilogramë . " Shtimi në peshë ndryshonte nga një shtet në tjetrin. Për shembull, vetëm 34% e pacientëve të rekrutuar në Kroaci shtuan 1.6kg në krahasim me 72% e bashkëmoshatarëve të tyre në Portugali. Pra mosha, gjinia, duhanpirja, profili  lipidemik, prania e sëmundjeve mikro ose makro-vaskulare nuk kanë rezultuar të kenë lidhje me shtimin në peshë gjatë trajtimit me insulinë," përfundon Balkau.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>