Diabetologji

kor52014

Strategji e re që ruan qelizat-β të pankreasit

Një strategji e re terapeutike për pacientët me diabet tip 1 mundëson ndjekjen e kontrollit metabolik nëpërmjet ruajtjes së funksionimit  të qelizave beta të pankreasit, shkatërrimi autoimunë i të cilave lidhet me një çrregullim të përgjigjes imune.
"Përqasja terapeutike ishte ajo e favorizimit të tolerancës imunologjike kundrejt autoantigeneve të gjetur në këtë sëmundje, duke induktuar formimin e limfaciteve T rregullatore specifike për qelizat β në mënyrë që dëmtimii tyre të reduktohet", shpjegon Paolo Pozzilli, drejtor i njësisë operative të Endokrinologjisë dhe Sëmundjeve Metabolike të Universitetit Campus Bio-Medico, Romë. "Marrja subkutane e DiaPep277 - një peptid me 24 aminoacide i prodhuar nga ishujt e pankreasit dhe që rrit përgjigjen autoimune të organizmit kundrejt qelizave β, siç është treguar tashmë nga eksperimentet e bëra në kafshë, në këtë mënyrë favorizon formimin e limfociteve T rregullatore që ulin "gabimin" mjekësor të bërë nga limfocitet T citotoksike." Pas studimeve fase II, që kishin treguar se peptidi induktonte tolerancën imunologjike edhe tek njerëzit, u kalua tek fase III i publikuar në Diabetes Care. " Studimi, më i madhi i kryer në pacientët me diabet tip 1 i zhvilluar kohët e fundit", nënvizon Pozzilli. "Ky koncept është i rëndësishëm: brenda 3 muajve të diagnostikimit ka ende një rezervë qelizash β që funksionojnë. Ky trajtim nuk ka kuptim në pacientët me kohëzgjatje të gjatë të sëmundjes, në të cilën nuk ka më qeliza β. Objektivi është të nxitet toleranca, kur kemi ende të pranishme qelizat β, duke favorizuar rigjenerimin e mundshme, reduktimin e ngarkesës dhe dëmit të krijuar nga limfocitet autoimune."  Me një objektiv të tillë të studimit, peptidi DiaPep277 u administrua fillimisht çdo muaj për tre muajt e parë dhe më pas çdo trimestër për dy vite rresht në 450 pacientë. Marrja subkutane është e rehatshme dhe nuk e ndryshon stilin e jetës dhe përputhshmërinë e pacientëve të cilët deri atëherë ishin trajtuar me insulinë për të optimizuar kontrollin metabolikë. "Rezultatet ishin shumë interesante duke qënë se u arrit edhe objektivi primar dhe ata sekondar: prodhimi i Peptidit-C  (indeksi i rezervës funksionale) rezultoi më i lartë në pacientët e trajtuar me DiaPep277 në krahasim me grupin placebo.  Gjithashtu, në subjektet e trajtuara me DiaPep277 u vure kontroll më i mirë i metabolizmit (reduktimin HbA1c në krahasim me kontrollin) dhe normë më të ulët të hipoglicemisë. Përveç kësaj, ata morën më pak njësi të insulinës për të arritur qëllimin e metabolizmit." Të gjitha këto të dhëna tregojnë se u bë e mundur të ndryshojmë historinë natyrore të diabetit në 2 vitet e fundit. "Natyrisht, follow-up vazhdon. Megjithatë është e rëndësishme të rritet prodhimi  i peptidit-C që, me kalimin e kohës, zvogëlon komplikacionet kryesore të diabetit: nefropatinë, neuropatinë, retinopatinë", përfundon Pozzilli.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>