Diabetologji

maj292024

Diabeti. KE miraton insulinën e parë me administrim javor. Duartrokitet nga pacientët dhe shoqatat shkencore

Komisioni Evropian ka lëshuar autorizimin për insulinën me administrim javor, të parën në botë të rekomanduar për trajtimin e diabetit te të rriturit. Kjo risi, 101 vjet nga zbulimi i insulinës, mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e diabetit dhe mund të ndryshojë cilësinë e jetës së pacientëve.

Si funksionon insulina e re?
Metoda e administrimit: Insulina icodec është një insulinë e re bazë, e cila mund të inokulohet një herë në javë dhe jo çdo ditë. Kjo do të thotë se pacientët diabetikë nuk do të kryejnë më 365 injeksione në vit, por vetëm 52. Për shkak të formulës së përqendruar, vëllimi i saj i injektimit është i barabartë me atë të insulinës glargine U100 në ditë me administrim të përditshëm.

Mekanizmi i veprimit: Insulina icodec lidhet me albuminën, me qëllim krijimin e një depozite qarkulluese me një gjysmëjetë prej 196 orësh (e barabartë me 8.1 ditë). Një injeksion i vetëm është projektuar për të mbuluar kërkesat e trupit për insulinë për një javë të tërë, falë çlirimit të vazhdueshëm të principit aktiv 1. Me fjalë të tjera, insulina icodec ofron një kontroll glicemik të qëndrueshëm pa qenë nevoja për injeksione të përditshme.

Avantazhet e insulinës së re
Avantazhet janë të dukshme, si reduktimi i ngarkesës së trajtimit: më pak injeksione (nga 7 në javë në 1) mund të nënkuptojnë një numër më të vogël agesh, më pak dhimbje dhe thjeshtësi më të madhe, duke përmirësuar pajtueshmërinë dhe cilësinë e jetës. Përmirësim të kontrollit glicemik dhe më pak rrezik për hipoglicemi: formulat javore e çlirojnë insulinën në mënyrë të vazhdueshme, duke reduktuar luhatjet e niveleve të sheqerit në gjak dhe rrezikun për hipoglicemi të rëndë. Kontrolli më i mirë glicemik afatgjatë mund të reduktojë rrezikun për komplikacione diabetike, të tilla si: sëmundjet kardiake, iktusi, nefropatia dhe retinopatia.
Administrimi javor përbën avantazh edhe për pacientët më të moshuar të prekur nga shumë patologji dhe që ndjekin shumë trajtime farmakologjike, si dhe për operatorët shëndetësorë përgjegjës për diabetikët e shtruar në spital.

Përmes eliminimit të nevojës për injeksione të përditshme, insulina icodec e përmirëson dukshëm cilësinë e jetës së pacientëve diabetikë.

Një ndryshim i rëndësishëm
Ditët e sotme, terapia me insulinë parashikon që pacienti t'i nënshtrohet administrimit të insulinës të paktën një herë në ditë, duke ndikuar, si në menaxhimin e vetë terapisë, ashtu edhe në aspektin shoqëror, profesional dhe psikologjik të pacientit dhe të familjarëve të tij. Ky aspekt lidhet në veçanti, me domosdoshmërinë e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të sëmundjes çdo ditë, si edhe të programimit të të gjithë ditës në bazë të tij. Numri i injeksioneve mund të përbëjë një pengesë të madhe përsa i përket cilësisë së jetës dhe respektimit të terapisë.
Të dhënat tregojnë se 50% e individëve me diabet, të cilët kanë nevojë për terapi me insulinë, e vonojnë për më shumë se dy vjet nisjen e trajtimit, duke ndikuar në menaxhimin e sëmundjes dhe në ndërlikimet e saj.

Në studimet klinike të fazës 3, insulina javore e reduktoi glukozën në gjak (e matur si ndryshim i HbA1c), krahasuar me insulinën bazë ditore për të përmirësuar kontrollin e glicemisë te individët me diabet të tipit 2.
Sëmundjet kronike jo të transmetueshme lidhen me stilet e jetës dhe me vendin në të cilin jetojmë, duke ndikuar edhe në cilësinë e marrëdhënieve shoqërore. Mjedisi, është quajtur pa diskutim përcaktues i shëndetit, sidomos kur flitet për gjendjen kronike. Edhe në këtë pikëpamje, terapia që kalon nga administrimi ditor në atë javor, duke reduktuar ndjeshëm numrin e gjilpërave të përdorura, përbën një përgjigje konkrete, përsa i përket qëndrueshmërisë mjedisore, duke nxitur edhe reduktimin e çlirimeve të CO2 në atmosferë.

Komentet kanë qenë të shumta nga ana e ekspertëve. Mes tyre, Presidenti i Shoqatës së Mjekëve Diabetologë, prof. Riccardo Candido, deklaron: "Miratimi i lëshuar nga EMA për insulinën e re me administrim javor, parashikon një revolucion për diabetikët që ndjekin terapi me insulinë. Ulja e shpeshtësisë së injeksioneve, duke thjeshtësuar trajtimin, mund të përmirësojë respektimin e terapisë, duke favorizuar një kontroll më të mirë glicemik. Gjithashtu, shpeshtësia e injeksioneve të insulinës ka qenë gjithmonë një ndër shkaqet e çështjes vjetore të inercisë terapeutike në diabetologji, shpesh për shkak të profesionistëve dhe pacientëve që vononin nisjen e terapisë me insulinë, të shqetësuar për kompleksitetin e rrugëtimit të trajtimit.

Presidenti i Shoqatës Italiane të Diabetologjisë (SID), prof. Angelo Avogaro thekson se: "Më pak injeksione sjellin më shumë fleksibilitet gjatë rutinës së përditshme, udhëtimeve dhe aktiviteteve shoqërore. Reduktimi i injeksioneve të shpeshta mund të reduktojë stresin, ankthin dhe depresionin e lidhur me diabetin, duke pasur më pak ndikim emocional, si dhe një ndjenjë të lartë kontrolli dhe vetë-efikasiteti. Një injeksion i vetëm në javë mund të rrisë respektimin e terapisë, një element i rëndësishëm ky në përmirësimin e rezultateve të shëndetit dhe në reduktimin e shtrimeve në spital dhe të kostove pasuese.

Burimi: www.pharmastar.it


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>