Diabetologji

kor122014

Diabet tip 1: Testohet pankreasi bionik

Pankreasi artificial ( bionic pancreas) nuk është fantashkencë por realitet: zhvilluar nga studiuesit e Boston University dhe e Massachusetts General Hospital, pajisja portative kohët e fundit është përdorur për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak në një grup pacientësh me diabet tip 1 dhe rezultatet u botuan në New England Journal of Medicine.
Diabeti itp 1 prek zakonisht fëmijët dhe të rinjtë dhe sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, është përgjegjës për rreth 5% të të gjitha rasteve të diabetit. "Pacientët me diabet tip 1 nuk janë në gjendje të prodhojnë nivele të mjaftueshme të insulinës për shkak të shkatërrimit të bazë autoimune të qelizave beta të pankreasit, dhe kanë nevojë që të marrin nga jashtë insulinë sipas një regjimi të rreptë i cila shpesh i ekspozon ata në hipo-ose hiperglicemi", na kujton Edward Damiano i Departamentit të Inxhinierisë Biomjekësore në Universitetin e Bostonit. Një alternativë për të mbajtur gliceminë nën kontroll është marrja e vazhdueshme e insulinës dhe glukagonit ( një hormon me efekt të kundërt të insulinës): të dy komponimet infuzionohen nga dy pompa automatike të rregulluara nga një sensor i cili monitoron vazhdimisht, në kohë reale nivelet e glukozës në gjakun e pacientit. "Gjatë studimit, të kryer në 20 të rritur dhe 32 adoleshentë me diabet tip 1 një pajisje portative u instalua për pesë ditë dhe për pesë ditë të tjera u lidh me një pompë tradicionale për insulinën, teknologjia e re ishte e efktshme pasi uli rastet e hipoglicemisë me rreth 37% në personat e rritur", vazhdon studiuesi amerikan, duke theksuar se edhe në adoleshentët me pankreas artificial u vu re një përmirësim i ndjeshëm i niveleve të glicemisë sidomos gjatë orëve të natës. " Sistemi i ri që injekton të dy hormonet me feedback në glicemi deri tani ka treguar se mund të reduktoj në mënyrë drastike rriskun për komplikime akute. Duhen studime multicentrike për të testuar të mirat dhe të këqijat e pankreasit artificial në një numër shumë më të madh rastesh, në mënyrë që të vëmë në dispozicion të pacientëve me diabet tip 1 sa më shpejt të jetë e mundur teknologjinë e re, "përfundoi Damian.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>