Diabetologji

jan232015

Parandalimi i diabetit: duhet ndërhyrë mbi përcaktuesit socialë të sëmundjes

"Një model bazë i përbërë nga katër hapa për të rritur nivelin e shëndetit në komunitet: identifikimin e gjendjes shëndetësore të popullatës, ndikimin e mjediseve që na rrethojnë, të ndërtojmë veçori arkitektonike të rëndësishme për shëndetin tonë dhe të përfshijmë në këtë inisiativë komunitetin."
Kjo është ajo që ka propozuar një grup studiuesish të Health Impact Project në Washington, D.C drejtuar nga Bethany Rogerson. "Kjo është një metodë e përgjithshme, e zbatueshëm për shumë patologji, por krejtësisht e adaptueshme edhe për diabetin, propozuar për të mbledhur informacion mbi përcaktuesit socialë të sëmundjes dhe për të krijuar mjete për t'i matur ato dhe për të riprodhuar modelin", thotë Alberto De Micheli, drejtor i AmdComunicAzione. "Epidemiologjia tregon se kushtet e jetesës në mjedise të caktuara, ku për shembull dominojnë varfëria dhe degradimi, lidhen me gjendjen shëndetësore. Mungesa e parave, për shembull, shtyn në kequshqyerje, ndërsa mungesa e hapësirave për të shëtitur në gjelbërim apo pa pista biçikletash, çon në një jetë sedentare dhe në mungesën e ushtrimeve fizike".  Është e qartë se të gjithë këta janë faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në obezitet dhe në shfaqjen e diabetit. "Është e qartë se një politikë shëndetësore që merret me parandalimin nëpërmjet planeve rregullatore që përmirësojnë faktorët mjedisorë, përbën një element kyç në shëndetin e një qyteti të tërë," vazhdoi De Micheli. "Bëhet fjalë për të vendosur së bashku ndërhyrje sociale të llojeve të ndryshme që kanë impact të lartë në shëndetësi, duke ulur kështu prevalencën e shumë patologjive." Edhe ulja e taksave dhe veprat e solidaritetit për popullsinë e varfër në këtë kontekst janë kosto-efektive. "Varfëria-thekson De Micheli - shtyn për të konsumuar ushqime me cilësi të ulët dhe për të kursyer në kujdesin mjekësor: kjo rezulton në një dëmtim të shëndetit që mund të çojë në hospitalizime të kushtueshme, shumë më të larta se "parandalimi" i sëmundjeve. "Është e domosdoshme rekomandimi për përpjekje sistematike për t'i arritur këto qëllime", shkruajnë Rogerson dhe bashkëpunëtorët e saj në artikull. "Duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të vlerësuar impaktin e shëndetësisë në ndërhyrjet mbi veprimtaritë sociale". Ndërsa De Micheli shkruan: Në fakt, faktori social dhe ai shëndetësor infuencohen në mënyrë reciproke, prandaj duhet të menaxhohen dhe maten së bashku".

Health Aff, 2014;33(11):1939-47


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>