News

kor112014

Sëmundjet kronike: të eleminohen shkaqet e parandalueshme

Parandalimi i sëmundjeve kronike, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve dhe i invaliditetit, është një prioritet i shëdetësisë amerikane.
"Në SHBA sëmundjet kronike janë arsyeja kryesore e shëndetit të keq, invaliditetit dhe vdekjeve dhe mbulojnë pjesën më të madhë të shpenzimeve në fushën e shëndetësisë", shpjegon Ursula Bauer, e Centers for Disease Control and Prevention (CDC) në Atlanta, dhe nënshkruesja e parë e artikullit të botuar në The Lancet dhe dedikuar barrës financiare që shkaktojnë sëmundjet kronike në SHBA dhe zgjidhja që duhet të ndiqen. "Rreth gjysma (50.9%) e të rriturve në Shtetet e Bashkuara ka të paktën një sëmundje kronike dhe 26% kanë dy ose më shumë. Në vitin 2011, 13.1% e popullsisë kishte aftësi të kufizuara, duke përfshirë 46.3% të personave në moshë mëtë ulët ose të barabartë me 75 vjet. "Gjithashtu në 2011, ndër 15 shkaktarët kryesor të vdekjeve në botë, dhjetë ishin nga sëmundje kronike si ato kardiovaskulare, neoplazi malinje, SPOK, sëmundje cerebrovaskulare, demenca Alzhaimer, diabet dhe sëmundjet renale. Dhe barra për këto sëmundje në SHBA varet nga një listë e caktuar me faktorë rrisku si duhanpirja, dieta e parregullt, alkooli mungesa e aktivitetit fizik, hipertensioni i lartë dhe i pa kontrolluar si dhe hiperglicemia.
"Ulja e barrës financiare të sëmundjeve kronike kërkon veprime të koordinuara dhe përforcim të ndërsjellë: epidemiologjike dhe mbikqyrjeje për të monitoruar trendet dhe progresin, politikat mjedisore dhe strategjitë për promovimin e shëndetit dhe për të mbështur sjelljet e shëndetshme, ndërhyrjet e kujdesit shëndetësor për të përmirësuar shpërndarjen dhe përdorimin me efektivitet të shërbimeve klinike parandaluese dhe shërbime të tjera të rëndësishme, si dhe lidhjet midis programeve në komunitet dhe shërbimeve klinike ad hoc", shprehet Bauer. "Duhet bashkëpunim në fronte të ndryshme",-shprehen autorët në artikull-"për të ndërtuar komunitete të cilët promovojnë shëndetin dhe jo sëmundjen, ndërmarrin masa mbi sistemet shëndetësore për përmirësimin e shëndetit të popullsisë."

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>