gus12022
Demenca dhe dëmtimi konjtiv. Bashkëjetesa e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare rrit rrezikun
Të ashtuquajturat sëmundje kardiometabolike, d.m.th. diabeti i tipit 2, iktusi dhe sëmundjet e zemrës si sëmundja ishemike e zemrës, insuficienca kardiake dhe fibrilacioni atrial, rrisin rrezikun e demencës, sipas një artikulli të nënshkruar nga studiuesit e Institutit Karolinska në Stokholm dhe të publikuar në revistën Alzheimer's & Dementia.
"Kanë qenë të pakta kërkimet që kanë ekzaminuar se si rreziku i demencës ndikohet nga bashkëjetesa e njëkohshme e më shumë se një prej këtyre sëmundjeve, të cilat ne jemi përpjekur të hetojmë në studimin tonë", thotë Abigail Dove, autorja kryesore e studimit, e cila së bashku me kolegët e saj analizuan të dhënat e nxjerra nga Swedish National Study on Aging and Care ku u përfshinë 2500 individë të shëndetshëm dhe pa demecë mbi moshën 60 vjeç, banues në Kungsholmen, Stokholm.
Në fillim të studimit, incidenca e sëmundjeve kardiometabolike u vlerësua nëpërmjet të dhënave mjekësore dhe hetimeve klinike. Më pas, pjesëmarrësit u ndoqën për dymbëdhjetë vjet me vizita te mjeku dhe teste konjitive për të monitoruar ndryshimet në aftësitë njohëse dhe zhvillimin eventual të demencës. Monitorimi bëri të mundur konstatimin se bashkëjetesa e dy ose më shumë sëmundjeve kardiometabolike dyfishon rrezikun e dëmtimit konjitiv dhe demencës, duke përshpejtuar zhvillimin e tyre me të paktën dy vjet.
"Komorbiditeti me praninë e njëkohshme të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës ose diabeti, sëmundjet e zemrës dhe iktusi janë dëmtuesit kryesorw të funksionit konjitiv", vijon studiuesi, duke specifikuar nga njëra anë se tek individët me vetëm një sëmundje kardiometabolike rreziku i demencës nuk rritet në mënyrë të konsiderueshme, dhe nga ana tjetër, se korrelacioni midis sëmundjeve kardiometabolike dhe rrezikut të demencës ishte më i madh te pjesëmarrësit nën moshën 78 vjeç. "Prandaj ne duhet të fokusohemi në parandalimin kardiometabolik duke filluar nga mosha e mesme, pasi mundësitë për të zhvilluar dëmtime konjitive dhe demencë janë më të mëdha në këtë grupmoshë", shkruajnë autorët, të cilët me studimet e ardhshme shpresojnë të rrisin njohuritë e tyre për mekanizmin pas këtij korrelacioni duke ekzaminuar ndikimin e faktorëve gjenetikë dhe duke përdorur imazhe të trurit për të parë se si sëmundjet kardiometabolike mund të dëmtojnë trurin.
Alzheimer's & Dementia 2022. Doi: 10.1002/alz.12708
https://doi.org/10.1002/alz.12708