Diabetologji

shk232024

Diabeti i kontrolluar dhe rreziku për demencë

Programet për menaxhimin e diabetit ulin me 28% rrezikun për demencë, sipas një studimi të publikuar në Jama Network Open, në të cilin morën pjesë më shumë se 55.000 vetë. Ndër të dhënat më të rëndësishme të zbuluara te pacientët e regjistruar në RAMP-DM, u zbulua edhe një rënie prej 39% e rrezikut për demencë vaskulare dhe prej 29% për lloje të tjera demencash ose jo të specifikuara, krahasuar me ata që ndiqnin trajtime standarde. Në veçanti, pjesëmarrësit me hemoglobinë A1C (HbA1C) më të lartë, ishin më të rrezikuar nga demenca, rrezik i cili varionte nga 17% në 54%, duke theksuar rolin thelbësor të ruajtjes së niveleve optimale të glukozës në gjak. Ky studim evidenton edhe efikasitetin e programeve shumëdisiplinore të menaxhimit të diabetit në ndryshimin e trajektores së rënies konjitive.

"Shoqata Italiane e Diabetologjisë (SID) i konsideron këto rezultate si hapa thelbësorë në luftën kundër zhvillimit të hershëm të sëmundjeve neurodegjenerative te pacientët me diabet. Ato shtojnë një tjetër përfitim nga kontrolli i saktë i niveleve glicemike, duke rritur ndërgjegjësimin për lidhjen midis menaxhimit të diabetit dhe shëndetit konjitiv", komenton presidenti i SID, Angelo Avogaro. Në Itali, incidenca e diabetit të tipit 2 po shtohet ende, por është në përputhje me vendet e tjera me të ardhura të ulëta, duke treguar se afro 6-7% e popullsisë mbi 65 vjeç është e prekur nga ndonjë formë demence. Sheqernat e tepërta në gjak, një karakteristikë e diabetit të menaxhuar jo mirë, mund të ndikojë në zhvillimin e demencës, nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm fizpatologjikë, që përfshijnë rrugë të ndryshme metabolike, inflamatore dhe vaskulare. Për më tepër, diabeti i tipit 2 lidhet zakonisht me insulino-rezistencën, e cila jo vetëm që ndikon në metabolizmin e glukozës, por mund të ketë edhe efekte të drejtpërdrejta në tru.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>