qer72023
Sa më herët të zhvillohet diabeti, aq më shumë rritet rreziku për demencë
Një hulumtim i ri i publikuar në "Diabetologia" tregon se ekziston një lidhje midis diabetit të tipit 2 (T2D) dhe zhvillimit të demencës në jetën e mëvonshme, dhe vënë në dukje se rreziku për demencë rritet bazuar në kohën kur një person zhvillon diabetin.
"Shfaqja e diabetit në moshë të re lidhet ngushtë me demencën. Prandaj, parandalimi i progresit të prediabetit në diabet mund të zvogëlojë ndjeshëm barrën e sëmundjes", thotë autori kryesor i studimit Jiaqi Hu nga Shkolla e Shëndetit Publik në Baltimore, SHBA.
Studiuesit hulumtuan lidhjen midis prediabetit, diabetit dhe demencës duke analizuar të dhënat e pjesëmarrësve të studimit Atherosclerosis Risk in Communities (ARIC). Ekspertët e përkufizuan prediabetin si një hemoglobinë të glikuar (HbA1c) prej 39-46 mmol/mol (5.7-6.4%) dhe analizuan diagnozat pasuese të diabetit gjatë ndjekjes. Më pas ata vlerësuan lidhjen e prediabetit me rrezikun për demencë para dhe pasi llogaritën zhvillimin e mëvonshëm të diabetit të tipit 2 midis pjesëmarrësve të diagnostikuar me prediabet që në nisje të studimit.
Autorët analizuan gjithashtu nëse mosha në momentin e diagnostikimit me diabet ndryshonte rrezikun për demencë. Midis 11,656 pjesëmarrësve pa diabet në nisje të studimit, 2,330 (20%) kishin vlera të HbA1c që tregonin për prediabet. Duke marrë parasysh diabetin e zhvilluar pas nisjes së studimit, autorët nuk gjetën asnjë lidhje statistikisht të rëndësishme midis prediabetit dhe demencës. Megjithatë, ata zbuluan se një moshë më e re e progresionit në diabet kishte lidhej më fort me demencën. Studiuesit arritën në përfundimin se rrezik për demencë ishte tre herë më i lartë për ata që zhvilluan diabet para moshës 60 vjeç, për ata që e zhvilluan sëmundjen midis moshës 60 dhe 69 vjeç rreziku ishte 73% më i lartë dhe për ata që zhvilluan T2D midis moshës 70 dhe 79 vjeç rreziku ishte 23% më të lartë. Në moshën 80 vjeç e lart, zhvillimi i diabetit nuk u shoqërua me një rrezik të shtuar për demencë.
Diabetologia 2023. Doi: 10.1007/s00125-023-05930-7
https://doi.org/10.1007/s00125-023-05930-7