Focus

kor262022

Konsumimi i alkoolit pas moshës 40 vjeç, mund të jetë i dobishëm

Sipas një studimi të botuar në Lancet, të rinjtë që konsumojnë alkoolin përballen me rreziqe më mëdha shëndetësore me kalimin e viteve, krahasuar me të rriturit.

"Vlerësimet tona mbështesin udhëzime të ndryshme sipas moshës dhe rajonit në lidhje me konsumimin e alkoolit", autorja kryesore e studimit thotë Dana Bryazka, Universiteti i Uashingtonit në Siatëll, SHBA.
Studiuesit analizuan efektet e konsumit të alkoolit nëpërmjet 22 rezultateve në shëndet, përfshirë lëndimet, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, duke përdorur të dhëna nga Barra Globale e Sëmundjeve 2020, për meshkujt dhe gratë e moshës 15 vjeç e lart, në 204 vende dhe territore të ndryshme. Ekspertët vlerësuan konsumin mesatar ditor të alkoolit që minimizon rrezikun për një popullatë dhe gjithashtu sasinë e alkoolit që mund të pijë një individ përpara se të rrezikojë shumë shëndetin e tij krahasuar me ata që nuk pinë alkool. Autorët sugjerojnë që udhëzime më të rrepta duhet t'u drejtohen meshkujve ndërmjet 15-39 vjeç, për të cilët pirja e alkoolit nuk sjell përfitime shëndetësore dhe paraqet shumë rreziqe, aq sa 60% e dëmtimeve të lidhura me alkoolin, përfshirë ato nga aksidentet me automjete, vetëvrasjet dhe vrasjet, ndodhin te njerëzit e kësaj moshe.

Hulumtimet tregojnë gjithashtu se të rriturit e moshës 40 vjeç e lart pa patologji themelore mjekësore mund të kenë disa përfitime nga konsumimi i një sasie të vogël alkooli, duke përfshirë një rrezik të reduktuar për sëmundje kardiovaskulare, iktus dhe diabet. 

Robyn Burton dhe Nick Sheron, nga King's College në Londër, në një editorial, thonë se këto gjetje bien ndesh me punën e mëparshme, e cila vuri në dukje se çdo konsumim i alkoolit, pavarësisht nga sasia, çoi në një humbje të shëndetit midis popullatave. "Dallimet midis rezultateve, në realitet, janë për shkak të metodës së re të përdorur për të peshuar kurbat e rrezikut relativ bazuar në nivelet bazale të sëmundjes, përveç llogaritjes së vlerësimeve të ndara sipas gjinisë, moshës dhe zonës gjeografike. Shkaqet që kontribuojnë në vdekshmëri ndryshojnë midis grupeve, gjë që ndryshon rrezikun proporcional të alkoolit me vdekshmërinë. Kjo nxjerr në pah nevojën për të marrë në konsideratë shkallën e sëmundjeve ekzistuese në një popullatë kur përpiqemi të përcaktojmë dëmin total të shkaktuar nga alkooli", përfundojnë redaktorët.

 

Lancet 2022. Doi: 10.1016/S0140-6736(22)00847-9
https://doi.org/10.1016/S0140-6736(22)00847-9


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>