kor22014
Hipertensioni, ESH: terapia duhet të jetë e personalizuar
Në fushën e sëmundjeve hipertensive udhëzuesit insistojnë në faktin se ka barna që janë zgjedhje e parë dhe e dytë, por nuk mund të themi se ka barna që janë gjithnjë zgjedhje e parë pasi kjo varet nga gjendja shëndetësore e pacientit.
Këtë na e thotë Giuseppe Mancia, profesor i Università degli Studi Milano-Bicocca dhe drejtor i Centro di Epidemiologia e Trial Clinici i Istituto Auxologico Italiano, dhe presidentë i Federatës Italiane të European Society of Hypertension (ESH) në Zyrih. "Kjo riafirmon se dobia e terapisë antihipertensive është ulja e tensionit arterial në vetvete dhe jo mënyra se si e arrijmë këtë", nënvizon eksperti në kuadër të Kongresit ESH të mbajtur në Athinë. "Janë 5 klasa të barnave që kanë treguar aftësinë për të zvogëluar ngjarjet kardiovaskulare kur tensioni është reduktuar, dhe të gjitha kanë potencial të konsiderueshëm për të qenë linjë e parë në fillimin e terapisë antihipertensive. Në uljen e tensionit, nuk ka dallime midis këtyre barnave: diuretikë, β-bllokues, kalçi-antagonistë, ACE-inhibitorë apo ARB. β-bllokuesit janë përjashtuar nga udhëzuesit, por në realitet "Ka evidenca që përdorimi tyre është është po aq i efektshëm sa barnat e tjera," shpjegon Mancia. "Mjeku mund të zgjedh nga të pesta klasat e antihipertensivëve, atë që i duket më i përshtatshëm për rastin konkret. Në udhëzuesit europian ekzaminohen tipe të ndryshëm pacientësh: ata me epizode koronare, të moshuarit, diabetikët etj. Është e qartë që nuk do i jepet beta-bllokuesi një pacienti me rrisk të shtuar për diabet pasi është treguar se këto barna ashtu sikurse edhe diuretikët, rristin rriskun për të bërë diabet. Por nëse pacienti është koronaropat, β-bllokuesi shndërrohet menjëherë në barin e përzgjedhur", përfundon Mancia.