Kardiologji

jan92025

Lidhja që ekziston ndërmjet artritit reumatoid dhe insuficiencës kardiake

Pacientët me artrit reumatoid (AR) kanë një rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare (CVD), përfshirë edhe insuficiencën kardiake (HF). Pavarësisht kësaj, rreziku relativ i nëntipeve të HF-së si insuficienca kardiake me fraksion ejeksioni të ruajtur (HFpEF) ose fraksion ejeksioni të  reduktuar (HFrEF) te pacientët me artrit në krahasim me ata pa artrit vazhdon të jetë i paqartë.

Një grup studiuesish nga disa prej institucioneve më të rëndësishme klinike në Boston dhe Providence identifikuan disa pacientë me artrit reumatoid dhe i krahasuan ata me disa të tjerë pa këtë sëmundje pjesëmarrës nga dy qendra të mëdha akademike (Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston dhe Universiteti Brown në Providence). Pacientët pranuan të merrnin pjesë në një studim të zgjeruar. U identifikuan raste të reja të HF-së dhe u klasifikuan nëntipe të HF-së bazuar në fraksionin e ejeksionit (EF) më afër datës së diagnozës së HF-së. Variablat e konsideruar përfshinin moshën, gjininë dhe faktorët e rrezikut të paracaktuar për CVD. Për të vlerësuar raportet e rrezikut (HR) për incidencën e insuficiencës kardiake dhe nëntipet e saj u përdorën modelet Cox.

Studimi përfshiu 1445 pacientë me artrtit reumatoid dhe 4335 subjekte kontrolli pa këtë gjendje, me një moshë mesatare përkatësisht 51.4 dhe 51.7 vjeç; 78.7% e të cilëve ishin gra. HFpEF-ja u rezultoi të jetë nëntipi më i zakonshëm i HF-së në të dy grupet, i pranishëm në 65% të pacientëve me AR dhe 59% të subjekteve pa AR. Pacientët me AR kishin një HR prej 1.79 (95% CI: 1.38-2.32) për incidencën e HF-së krahasuar me ata pa AR, pas rregullimit për faktorët e rrezikut për CVD. Për më tepër, pacientët me AR treguan një shkallë më të lartë të HFpEF-së (HR 1.99, 95% CI: 1.43 - 2.77) por nuk kishte dallim statistikisht domethënës në shkallën e HFrEF-së (HR 1.45, 95% CI: 95%: 0.81 - 2.60).

Për ta përmbledhur, artriti reumatoid u shoqërua me një shkallë më të lartë të insuficiencës kardiake krahasuar me subjektet pa artrit, edhe pas rregullimit për faktorët e rrezikut të paracaktuar të sëmundjeve kardiovaskulare. Rreziku i lartë duket se lidhet kryesisht me HFpEF-në, duke treguar kështu se dhe inflamacioni luan një rol në këtë nëntip të HF-së dhe duke theksuar mundësitë e mundshme për të adresuar këtë rrezik në rritje te pacientët me artrit reumatoid.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>