Kardiologji

nën182024

Hiperlipidemia e përzierë. Zbulohet medikamenti që redukton trigliceridet

Një studim i botuar në New England Journal of Medicine ka zbuluar se një agjent interferues i ARN-së i cili është përgjegjës për prodhimin e gjenit APOC3, është efektiv në reduktimin të niveleve të triglicerideve te pacientët me hiperlipidemi të përzierë, një gjendje e zakonshme ndikon në rritjen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve aterosklerotike.

Studimi, një provë klinike e kontrolluar me përzgjedhje rastësore, dyfish e verbër, përfshiu 353 pjesëmarrës me hiperlipidemi të përzierë, të përcaktuar nga nivelet e triglicerideve ndërmjet 150 dhe 499 mg/dL, nivelet e kolesterolit LDL të barabarta ose më të mëdha se 70 mg/dL dhe nivelet e kolesterolit jo-HDL të barabarta ose më të mëdha se 100 mg/dL. Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe dhe u caktuan në një raport 3:1 për të marrë plozasiran ose një placebo. Dozat e administruara të plozasiranit ishin 10 mg, 25 mg dhe 50 mg çdo tre muaj dhe 50 mg çdo gjashtë muaj.

Pas 24 javësh, rezultatet treguan ulje të konsiderueshme të niveleve të triglicerideve në grupet e trajtuara me plozasiran krahasuar me grupin e placebos. Reduktimet mesatare të përqindjes nga niveli bazë në nivelet e triglicerideve ishin 49.8% për dozën tremujore 10 mg, 56% për dozën tremujore 25 mg, 62.4% për dozën tremujore 50 mg dhe 44.2% për dozën gjashtë mujore prej 50 mg. Të dhënat treguan se plozasirani uli jo vetëm nivelet e triglicerideve, por edhe ato të APOC3, kolesterolit jo-HDL dhe kolesterolit të mbetur. Studimi vlerësoi gjithashtu sigurinë dhe tolerancën e plozasiranit. Efektet anësore më të zakonshme përfshinin përkeqësimin e kontrollit të glicemisë, infeksionet e traktit të sipërm respirator dhe infeksionet e traktit urinar.

Përkeqësimi i kontrollit të glicemisë u vu re në 10% të pjesëmarrësve në grupin e placebos, në 12% të pjesëmarrësve të trajtuar me 10 mg çdo tre muaj, në 7% të atyre që u trajtuan me 25 mg çdo tre muaj, në 20% të atyre që u trajtuan me 50 mg çdo tre muaj, dhe në 21% të atyre që u trajtuan me 50 mg çdo gjashtë muaj.

"Reduktimet në nivelet e triglicerideve të vërejtura me plozasiran janë premtuese dhe kërkojnë studime të mëtejshme", përfundon autori kryesor i studimit Christie M. Ballantyne nga Kolegji i Mjekësisë Baylor në Hjuston, Teksas.


NEJM 2024. Doi: 10.1056/NEJMoa2404143
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2404143


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>