jan282025
Endometrioza rrit rrezikun për infarkt dhe iktus te gratë
Një studim i ri i publikuar së fundi, ka zbuluar se endometrioza mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë për infarkt dhe iktus.
Në sintezë, gjatë periudhës 1977-2021, studiuesit danezë krahasuan, për një periudhë prej, 60.508 gra (16-45 vjeç) të diagnostikuara me endometriozë dhe 242.032 gra (mosha mesatare 37.3 vjeç) pa këtë gjendje të dhimbshme. Gjatë monitorimit, 17.5% e grave me endometriozë pësuan një infarkt ose iktus, ndërsa në grupin e grave pa sëmundje përqindja ishte 15.3. Studiuesit vunë në dukje se pas marrjes parasysh të faktorëve të tjerë të rrezikut individual, gratë me endometriozë mund të kenë një rrezik në rritje për infarkt ose iktus me rreth 20%. Megjithatë, kur u analizuan dy ngjarjet kardiovaskulare veçmas, gratë me endometriozë kishin një rrezik 20% më të lartë për iktus dhe një rrezik 35% më të lartë për infarkt. Për më tepër, ndërsa studimi nuk tregoi një korrelacion, gratë me endometriozë gjithashtu kishin një rrezik më të lartë për probleme të ritmit dhe insuficiencës kardiake.
Udhëheqësja e studimit, Eva Havers-Borgersen nga Spitali Universitar i Kopenhagës tha se kushte të tilla si endometrioza, diabeti gjestacional dhe preklampsia duhet të përfshihen në modelet e parashikimit të rrezikut kardiovaskular për gratë. Përveç kësaj, mjekja sugjeroi që gratë me endometriozë duhet t'i nënshtrohen me doemos një vlerësimi të rrezikut kardiovaskular.