Gjinekologji

kor152022

Çrregullimet hipertensive gjatë shtatzënisë dyfishojnë rrezikun në vitet e mëvonshme

Një studim i publikuar në Journal of American College of Cardiology ka treguar se çrregullimet hipertensive gjatë shtatzënisë (HDP) lidhen me më shumë se dyfishin e rrezikut për zhvillim të hipertensionit pas një dekade.

"Preklampsia në shtatzëni lidhet me një probabilitet të shtuar për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare (CVD) 20-30 vjet pas shtatzënisë. Nga ana tjetër, rreziku kardiovaskular (CVD) në dekadën pas HDP-së është më pak i studiuar", thotë autorja kryesore e studimit Lisa Levine (Universiteti i Pensilvanisë, SHBA), duke shpjeguar se HDP-ja përfshin hipertensionin gjestacional dhe preklampsinë. "Ne e dimë se pacientet me preklampsi të mëparshme janë më të rrezikuar nga iktusi, insuficienca kardiake (HF) dhe infarkti i miokardit (IM) me kalimin e viteve", shkruajnë autorët, duke specifikuar se qëllimi i studimit ishte të verifikohej nëse në vend që të pritej 20 apo 30 vjet, të ishte e mundur të dihej një dekadë më vonë se cilët pacientë ishin më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare në të ardhmen. Studimi përfshiu një grup grash me etni të ndryshme me dhe pa histori të HDP-së në dekadën e mëparshme, shumica e të cilave ishin afro-amerikane. 

Studiuesit nuk zbuluan vetëm se gratë me një histori të mëparshme preklampsisë kishin 2.4 herë më shumë mundësi të zhvillonin hipertension më pas, krahasuar me ato pa këto histori. Por edhe se te pacientet me hipertension krahasuar me pacientet normotensivë, ndër të tjera, evidentuan një rimodelim më të madh të ventrikulit të majtë (LV) dhe funksion më të keq diastolik, pavarësisht nga prania ose mungesa e HDP-së. "Është jashtëzakonisht e rëndësishme të studiohet një popullsi e larmishme, duke përfshirë paciente afro-amerikane, pasi HDP-ja dhe CVD-të shpesh prekin gratë e kësaj etnie. Dhe është po aq e rëndësishme që pacientet të kontrollohen për hipertension në mënyrë që të bëhet një diagnozë e hershme dhe të trajtohen menjëherë pacientet me hipertension", përfundon Levine.

Në një editorial shoqërues, Josephine Chou (Universiteti Yale, Neë Haven, Connecticut) e quajti studimin një kontribut të lavdërueshëm për të kuptuar HDP-në dhe hipertensionin në dekadën e parë pas shtatzënisë. "Këto gjetje hapin rrugën për përpjekjet e ardhshme për të përmirësuar kujdesin e CV-së postpartum, duke na mundësuar të reduktojmë sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e nënës lidhur me shtatzëninë", thotë autorja.

 

J Am Coll Cardiol 2022. Doi: 10.1016/j.jacc.2022.03.383
http://doi.org/10.1016/j.jacc.2022.03.383

J Am Coll Cardiol 2022. Doi: 10.1016/j.jacc.2022.04.013
http://doi.org/10.1016/j.jacc.2022.04.013


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>