Gjinekologji

pri212023

Sëmundja ishemike e zemrës. Komplikacionet gjatë shtatzënisë shtojnë rrezikun

Gratë që kanë përjetuar të paktën një komplikim të rëndësishëm gjatë shtatzënisë, si lindja e parakohshme dhe preklampsia, janë më të rrezikuara për të zhvilluar sëmundje ishemike të zemrës deri në 46 vjet pas lindjes, sipas një studimi të botuar në "British Medical Journal".

"Komplikimet e pafavorshme gjatë shtatzënisë shtojnë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare në të ardhmen. Por, edhe pse gati një e treta e grave e përjetojnë një situatë të tillë gjatë viteve të tyre riprodhuese, kanë qenë të pakët studimet që kanë ekzaminuar më shumë se një komplikim në të njëjtin grup grash, duke e bërë atë të vështirë për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme", thotë Casey Crump nga Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, Nju Jork, autori kryesor i studimit.

Për të plotësuar këtë boshllëk njohurish, studiuesit analizuan lidhjet midis pesë komplikimeve të pafavorshme të shtatzënisë dhe rreziqeve afatgjata për sëmundje ishemike të zemrës në 2,195,266 gra suedeze që të cilat lindën një fëmijë të gjallë në periudhën 1973-2015 dhe nuk kishin sëmundje të mëparshme kardiovaskulare. Ekspertët gjurmuan rastet e sëmundjes ishemike të zemrës nga data e lindjes deri në dhjetor 2018. Ata morën parasysh pesë ngjarje të padëshiruara, d.m.th., lindjen e parakohshme, foshnjat e vogëla për moshën gjestacionale në lindje, preklampsinë, çrregullime të tjera hipertensive gjatë shtatzënisë dhe diabetin gjestacional.

U morën parasysh edhe faktorë të tjerë ngatërrues si: mosha e nënës, numri i fëmijëve të lindur, niveli arsimor, të ardhurat, indeksi i masës trupore, statusi i duhanpirjes dhe historia e hipertensionit, diabetit ose kolesterolit të lartë.

Në mënyrë të përgjithshme, sëmundja ishemike e zemrës u diagnostikua te 83,881 (3.8%) gra me moshë mesatare 58 vjeç. Gratë që përjetuan një nga pesë komplikimet negative kishin ishin më të rrezikuara për të zhvilluar sëmundje ishemike të zemrës me kalimin e viteve.

Në të vërtetë, në 10 vitet pas lindjes, pas përshtatjes për të gjithë faktorët e tjerë u vu re se normat relative të sëmundjes ishemike të zemrës u rritën dyfish te gratë që kishin përjetuar çrregullime të tjera hipertensive gjatë shtatzënisë, 1.7 herë te ato që kishin kryer lindje të parakohshme, 1.5 herë te ato me preklampsi, 1.3 herë te ato me diabet gjestacional dhe 1.1 herë te ato që kishin lindur një fëmijë të vogël për moshën gjestacionale, Gratë që përjetuan më shumë rezultate të pafavorshme gjatë shtatzënisë treguan rritje të mëtejshme të rrezikut, kështu që, në 10 vitet pas lindjes, shkalla e sëmundjes ishemike të zemrës me një, dy ose tre ose më shumë rezultate të pafavorshme shtatzënie ishte përkatësisht 1. 3 herë, 1.8 herë dhe 2.3 herë më i madh. Shumica e normave relative u ulën me kalimin e kohës, por mbetën dukshëm më të larta 30-46 vjet pas lindjes.

Duke qenë se ky ishte një studim vëzhgues, shkakësia nuk mund të përcaktohet dhe studiuesit nuk përjashtojnë mundësinë që sëmundja ishemike e zemrës të jetë e nën raportuar ose që duhanpirja e paraportuar e nënës, obeziteti ose faktorë të tjerë rreziku gjatë shtatzënisë mund të kenë ndikuar në rezultatet e studimit të tyre.

Megjithatë, madhësia e kampionit dhe ndjekja afatgjatë mbështesin idenë se komplikimet kryesore negative të shtatzënisë duhet të njihen si faktorë rreziku për sëmundjen ishemike të zemrës gjatë gjithë jetës.

"Gratë që kanë përjetuar komplikime të pafavorshme gjatë shtatzënisë duhet të vlerësohen për të ndihmuar në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes ishemike të zemrës", përfundojnë autorët.

 

BMJ 2023. Doi: 10.1136/bmj-2022-072112
http://doi.org/10.1136/bmj-2022-072112


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>