Gjinekologji

maj312023

Depresioni prenatal rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare pas lindjes

Rreziku për sëmundje kardiovaskulare (CVD) pas lindjes është më i lartë te gratë e diagnostikuara me depresion prenatal dhe nëse ato nuk kanë vuajtur nga hipertensioni gjatë shtatzënisë, sipas një studimi të botuar në "American Heart Association".

"Edhe pse efektet negative të depresionit në popullatën e përgjithshme janë të njohura, të pasurit një sindromë depresive rrit mundesitë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare te të dyja gjinitë me kalimin e viteve", thotë autorja kryesore e studimit Christina Ackerman-Banks nga Kolegji i Mjekësisë Baylor në Hjuston, Teksas, duke specifikuar se sipas hulumtimeve të kryera më parë, rreth 20% e grave shtatzëna vuajnë nga depresioni. "Studimet që e kanë konsideruar depresionin prenatal si një faktor rreziku specifik për sëmundjet kardiovaskulare janë të pakta", shkruajnë studiuesit, të cilët vlerësuan probabilitetin e zhvillimit të CVD-ve në 24 muajt e parë pas lindjes te gratë shtatzëna të diagnostikuara me depresion prenatal duke i krahasuar me gratë shtatzëna pa depresion.

Studiuesit analizuan të dhënat e All Payer Claims Database të Maine Health Data Organization për më shumë se 100,000 gra që kanë lindur në Maine në periudhën 2007-2019, me synimin për të vlerësuar rrezikun kumulativ të diagnozave të reja të sëmundjeve kardiovaskulare. Nga të dhënat e mbledhura, rezultoi se probabilitetet e vlerësuara të një diagnoze të re të insuficiencës kardiake, sëmundjes ishemike të zemrës, aritmisë/arrestit kardiak, kardiomiopatisë, iktusit dhe hipertensionit brenda dy viteve pas lindjes ishin dukshëm më të mëdha te gratë me depresion sesa tek ato pa depresion. Për ta thënë në shifra, rreziku i sëmundjeve ishemike të zemrës u rrit me 83%, ai i aritmisë/arrestit kardiak me 60%, i kardiomiopatisë me 61% dhe i hipertensionit me 32%. "Pas përjashtimit të rasteve të hipertensionit në shtatzëni, gratë shtatzëna me depresion kishin një rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar CVD", thotë Ackerman-Banks.

"Të gjitha gratë që kanë pasur depresion prenatal duhet të informohen për rëndësinë e mbrojtjes afatgjatë të shëndetit të tyre kardiovaskular duke zbatuar strategjitë e parandalimit kardiovaskular me mjekun e tyre, duke iu nënshtruar shqyrtimit për diabetin e tipit 2 dhe hiperkolesteroleminë, duke praktikuar aktivitet fizik, duke lënë duhanin dhe duke ndjekur një diete të shëndetshme", përfundojnë autorët.

 

JAHA 2023. Doi: 10.1161/JAHA.122.028133
http://doi.org/10.1161/JAHA.122.028133


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>