Pediatri

gus222023

Mungesa e aktivitetit fizik dëmton zemrën e adoleshentëve

Sjellja sedentare mund të rrisë madhësinë e zemrës tre herë më shumë sesa aktiviteti fizik i moderuar deri në të fortë te adoleshentët, sipas një artikulli të botuar në "Scandinavian Journal of Medicine & Science in Sports", nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Bristolit dhe Exeterit në Britani dhe Universiteti i Finlandës Lindore.

Studiuesit hulumtuan lidhjet midis strukturës dhe funksionit kardiak gjatë kohës kur nuk ishin duke kryer asnjë aktivitet dhe gjatë stërvitjes së lehtë dhe të moderuar deri në të fortë. "Rritja e masës së ventrikulit të majtë tregon një zemër të zmadhuar ose hipertrofike, dhe zvogëlimi i funksionit të ventrikulit të majtë tregon reduktimin e funksionit të zemrës dhe mund shtojë rrezikun për insuficiencë kardiake, infarkt të miokardit, iktus dhe vdekje të parakohshme nga shkaqe kardiovaskulare", shpjegon autori kryesor i studimit Andrew Agbaje, i cili bashkë me kolegët përdorën të dhënat e studimit Children of the 90 të kryer nga Universiteti i Bristolit, i njohur gjithashtu si Avon Longitudinal Study of Parents and Children, ku morën pjesë mbi 530 adoleshentë për të cilët sjellja sedentare, aktiviteti fizik i lehtë dhe ai mesatar deri në të fortë u matën nëpërmjet një akselerometri.

Dhe të dhënat e mbledhura tregojnë se si sjellja sedentare, ashtu edhe aktiviteti fizik i moderuar deri në të fortë lidhen me një rritje të masës ventrikulare të majtë, e cila në rastin e sjelljes sendetare është tre herë më e madhe se ajo e lidhur me aktivitetin fizik mesatar deri në të fortë. Në anën tjetër, aktiviteti fizik i lehtë nuk u shoqërua me rritje të masës së zemrës, por me një përmirësim të funksionit të saj. "Këto të dhëna zgjerojnë njohuritë për efektet negative që sjellja sedentare ka në shëndetin kardiovaskular. Prandaj, ekspertët e shëndetit publik, administratorët dhe mësuesit e shkollave të mesme, mjekët pediatër dhe profesionistët e shëndetësisë duhet të promovojnë pjesëmarrjen e adoleshentëve në aktivitetete fizike në mënyrë që të mund të mbrojnë shëndetin e tyre kardiovaskular", përfundon Agbaje.

 

Scandinavian Journal of Medicine & Science in Sports 2023. Doi: 10.1111/sms.14365
http://doi.org/10.1111/sms.14365


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>