Kardiologji

gus242023

Sëmundjet kardiovaskulare. Gjashtë ushqimet që reduktojnë rrezikun

Janë gjashtë ushqimet të cilat nëse konsumohen në sasi të mjaftueshme reduktojnë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sipas përfundimeve të një studimi të botuar në "European Heart Journal". Studiuesit zhvilluan një rezultat të dietës së shëndetshme duke përdorur të dhënat e studimit Prospective Urban Rural Epidemiology (PURE).

"Dieta PURE përfshin: 2-3 porcione fruta në ditë, 2-3 porcione perime në ditë, 3-4 porcione bishtajore në javë, 7 porcione arra në javë, 2-3 porcione peshk në javë dhe 14 produkte qumështi (kryesisht me yndyrë të plotë, por jo gjalpë ose krem pana) në javë. Një rezultat prej 1 pikësh (i shëndetshëm) u caktua për marrjen e këtyre ushqimeve mbi mesataren dhe 0 pikë (i pashëndetshëm) për marrjen në ose nën mesataren, për një total prej 0-6 pikësh gjithsej", shpjegon autori kryesor i studimit Andrew Mente nga Universiteti McMaster në Hamilton, qëllimi i të cilit ishte të zhvillonte një rezultat të një diete të shëndetshme të zbatueshme globalisht duke përdorur të dhënat nga studimi PURE, i cili përfshiu 147,642 njerëz nga popullata e përgjithshme në 21 vende të ndryshme, dhe ta përsëriste atë në pesë studime të pavarura për një total prej 245,000 njerëzish nga 80 vende të ndryshme.

Rezultati dietik u zhvillua duke u bazuar në gjashtë ushqime: fruta, perime, arra, bishtajore, peshk dhe produkte qumështi, secili i lidhur ndjeshëm me reduktimin e vdekshmërisë dhe rrezikut për infarkt miokardi, iktus dhe ngjarje kardiovaskulare fatale dhe jofatale, si dhe me insuficiencën kardiake.

"Gjatë një ndjekje mesatare prej 9,3 vitesh ndodhën 15,707 vdekje dhe 40,764 ngjarje kardiovaskulare", shkruajnë autorët, të cilët pasi përshtatën faktorët e mundshëm ngatërrues morën një rezultat dietik prej 2,95 pikësh. Krahasuar me dietën e pashëndetshme (pikë më e ulët ose e barabartë me 1), dieta e shëndetshme (5 ose më shumë pikë) u shoqërua me: një rrezik 30% më të ulët për vdekje, rrezik 14% më të ulët për infarkt miokardi, rrezik 19% më të ulët për iktus dhe rrezik 18% më të ulët për ngjarje kardiovaskulare", përfundon Mente.

 "Ky studim na kujton rritjen e vazhdueshme dhe shkatërruese të sëmundjeve kronike të lidhura me ushqyerjen në nivel global dhe aftësitë mbrojtëse që kanë disa ushqime. Ka ardhur koha që koha që udhëzimet nutricionale, etiketimi dhe politikat e ushqyerjes të marrin parasysh provat shkencore duke qenë se prej tyre varen miliona jetë", shkruan në një editorial të lidhur Dariush Mozaffarian nga Universiteti Tufts në Boston.

 

European Heart Journal 2023. Doi: 10.1093/eurheartj/ehad269
http://doi.org/10.1093/eurheartj/ehad269

European Heart Journal 2023. Doi: 10.1093/eurheartj/ehad325
http://doi.org/10.1093/eurheartj/ehad325

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>