Gjinekologji

nën52024

Ushqyerja e shëndetshme në shtatzëni redukton rrezikun e autizmit te fëmija

Fëmijët e lindur nga nëna të cilat gjatë shtatzënisë kanë ndjekur një model dietik të shëndetshëm janë më pak të rrezikuar për t'u diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik dhe vështirësi në komunikimin social, sipas një studimi të koordinuar nga Catherine Friel nga Universiteti  Glasgow në Skoci, i cili ka analizuar te dhënat e dy studimeve kohorte perspektive: Norwegian Mother, Father, and Child Cohort Study (MoBa) dhe l'Avon Longitudinal Study of Parents and Children (ALSPAC).

Autizmi është një çrregullim neurozhvillimor që karakterizohet nga vështirësi të vazhdueshme në komunikimin social dhe sjellje të përsëritura e të kufizuara dhe ka një prevalencë të vlerësuar prej 1 deri në 2% në popullatën e përgjithshme. Vitet e fundit, është shfaqur hipoteza se mënyra e të ushqyerit gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në rrezikun e zhvillimit të tipareve të lidhura me autizmin. Edhe pse, deri më sot, literatura shkencore ka prodhuar rezultate kontradiktore, shpesh të bazuara në studime të vogla dhe retrospektive, duke e kufizuar kështu mundësinë për të nxjerrë konkluzione përfundimtare.

Studimi nga Friel dhe kolegët, i publikuar në JAMA Network Open, ka analizuar të dhënat nga 84,548 shtatzëni pjesëmarrëse në studimin e MoBa dhe 11,760 shtatzëni pjesëmarrëse në ALSPAC. Pjesëmarrëset plotësuan pyetësorët në lidhje me shpeshtësinë e konsumit të ushqimit gjatë shtatzënisë, duke i lejuar studiuesit të klasifikojnë aderimin e një modeli të të ushqyerit të shëndetshëm, të karakterizuar nga konsumi i lartë i frutave, perimeve, peshkut, arrave dhe drithërave integrale dhe konsumi në sasi të reduktuar i mishit të kuq dhe atij të përpunuar, pijeve me sheqer dhe ushqime të pasura me yndyrna dhe karbohidrate të rafinuara.

Rezultatet treguan se nënat që ndjekin një dietë të shëndetshme gjatë shtatzënisë kanë më pak mundësi të lindin fëmijë me çrregullime të spektrit autik. Në mënyrë të veçantë, në kuadrin e studimit të MoBa, rreziku për t'u diagnostikuar me autizëm ishte 22% më i ulët te fëmijët e lindur nga nënat që kishin ndjekur një dietë të shëndetshme gjatë shtatzënisë me përpikmëri në krahasim me ato që e kishin ndjekur më pak ose aspak këtë model dietik. Analiza e të dhënave të mbledhura në ALSPAC tregoi gjithashtu një korrelacion domethënës, edhe pse më pak të theksuar.


JAMA Network Open 2024. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2024.22815
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2024.22815


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>