Gjinekologji

jan172023

Dieta mesdhetare në shtatzëni redukton rrezikun për preklampsi

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Network Open" dhe të nënshkruar nga studiuesit e Qendrës Mjekësore "Cedars-Sinai", Los Anxhelos, gratë shtatzëna që ndjekin një dietë mesdhetare kanë një rrezik dukshëm më të ulët për të zhvilluar preklampsi.

Në studim morën pjesë 7,798 gra nga Nulliparous Pregnancy Outcomes Study: Monitoring Mothers-to-be, për të cilat u vlerësua lidhja midis dietës mesdhetare dhe ngjarjeve të tjera negative në shtatzëni si: diabeti gjestacional, lindjet e parakohshme dhe lindjet e fëmijëve të vdekur.

"Grave shtatzëna që prisnin fëmijën e tyre të parë, gjatë vizitës fillestare iu kërkua të plotësonin një pyetësor gjysmë sasior të fokusuar në zakonet e të ngrënit gjatë tre muajve para konceptimit, duke specifikuar veçanërisht konsumimin e ushqimeve dhe pijeve më të zakonshme", tha koordinatorja e studimit Natalie Bello.

Përgjigjet që dha secila prej pjesëmarrëseve u klasifikuan më pas në 9 komponentët e një diete mesdhetare - perime, fruta, arra, drithëra, bishtajore, peshk, raporti i yndyrave mono të pangopura me ato të ngopura, mishi i kuq dhe i përpunuar, dhe alkooli. Bazuar në të dhënat e mbledhura u llogarit rezultati individual dietik.

Në ekuilibër rezultoi se faktorët neto si obeziteti, një rezultat i lartë në aspektin e respektimit të dietës mesdhetare uli me 21% probabilitetin e zhvillimit të komplikimeve gjatë shtatzënisë, gjithashtu reduktoi rrezikun për preklampsi dhe diabet gjestacional, përkatësisht me 28% dhe 37%.

"Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme afatgjata për të vlerësuar nëse promovimi i një diete të stilit mesdhetar gjatë konceptimit dhe gjatë shtatzënisë mund të parandalojë rezultatet e pafavorshme të shtatzënisë dhe të zvogëlojë rrezikun kardiovaskular në të ardhmen", përfundon Bello.

 

JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.48165
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.48165


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>