Diabetologji

gus92014

Diabeti gestacional në SHBA: rritet prevalenca

Në SHBA rreth një grua në dhjetë vuan nga diabeti gestacional, sipas një studimi CDC, Centers for Disease Control and Prevention të publikuar në Preventing Chronic Disease nga i cili rezulton se prevalenca e kësaj patologjie në Amerikën veriore arrin në 9,2%. "Prevalenca e vërtetë e diabetit gestacional mbetet e panjohur, por përllogaritjet më realiste bazohen në të dhënat e marra nga certifikatat e lindjes të kombinuara me ato të pyetësorit PRAMS (Pregnancy Risk Assessment Monitoring System)", shpjegon Carla De Sisto, autore e artikullit, e cila më pas vazhdon: "Qëllimi i studimit ishte që të përcaktojë normat e prevalencës së diabetit gestational në bazë të certifikatave të lindjes duke krahasuar të dhënat me ato të mbledhura nga PRAMS në periudhat 2007-2008 dhe 2009-2010" duke shpjeguar se pyetësori PRAMS është një sistem i mbikëqyrjes së vazhdueshme të popullatës që mbledh informacion mbi sjelljen e nënave para, gjatë dhe pas shtatzanisë. "Gratë me diabet gestacional jo vetëm që kanë një rrisk të lartë për të patur komplikacione të lidhura me shtatzaninë dhe lindjes si mnosmia, hipoglicemia neonatale por kanë një mundësi shtatë herë më të lartë për të zhvilluar diabet tip 2 në periudhën 5-10 vjetë pas shtatzanisë", rinis DeSisto, duke kujtuar se fëmijët e nënave me diabet gestational kanë një rritje të rrezikut të zhvillimit të intolerancës glukozë dhe komplikacione metabolike. Në pothuajse të gjitha shtete e SHBA që prej 2010 qëndrat spitalore po perdorin çertifikatat e lindjeve të cilat përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me diabet përpara shtatzanisë apo gjatë saj, dhe studimet e deritanishme tregojnë se ky i fundit ka tendencë të nënvlerësojnë prevalencën e diabetit gestational. "Të dhënat tona sugjerojnë se prevalenca e diabetit gestational në vitin 2010 ishte 4.6% - e dhënë e marrë nga certifikata e lindjes - dhe 9.2%, in formacion i marrë ky nga të dyja: certifikata dhe pyetësori", thotë DeSisto, i cili përfundon artikullin: "Por edhe në bazë të vlerësimeve më konservatore, diabetiti gestational prek gati një grua shtatzënë e 20, që do të thotë se jo vetëm që preken shumë nëna, por edhe fëmijët e tyre janë në rrezik për komlikacione obstetrikale dhe mud të zhvillojnë diabet në të ardhmen."

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>