qer202014
Gjetja e hiperglicemisë gjatë një infarkti flet për diabet
Sipas një studimi të publikuar rishtazi në Diabetes Care, në pacientët jo-diabetik me infarkt akut të miokardit, hiperglicemia e pranishme në momentin e shtrimit shpesh është e shoqëruar me një diagnozë epër diabet e cila shfaqet në gjashtëmujorin pasues. Këtë na e thotë Thomas Maddox, një kardiolog në Universitetin e Kolorados në Denver, dhe bashkë-autor i shkrimit: "Deri në 20% e pacientëve me infarkt akut të miokardit por pa diabet të diagnostikuar më parë, shfaqin hiperglicemi në momentin e shtrimit në spital: mekanizmat themelorë të fenomenit janë ende për të shpjeguar, por ajo luan një rol kyç në diabetin e fshehur ose në atë të panjohur, " rifilloi studiuesi, duke theksuar se diagnoza e sëmundjes është e shpeshtë në mesin e pacientëve të shtruar në spital me infarkt akut të miokardit, për shkak se stresi i infarktit mund të nxjerr në pah tolerancën e reduktuar të glukozës apo edhe një diabet. "Kjo është arsyeja pse hiperglicemia gjatë shtrimit në spital për infarkt akut të miokardit mund të jetë një shënues i dobishëm për të identifikuar pacientët në rrezik për diabet dhe që ata të mbahen nën observim klinikë në muajt e ardhshëm," shton kardiologu. Por studimet mbi hipergliceminë në prani të infarktit akut të miokardit dhe fillimin e mëvonshme të diabetit janë të pakta, dhe për të mbushur boshllëkun Maddox dhe kolegët e matën hiperglicëminë 10.499 pacientëve jo-diabetik që vuajnë nga pësuan infarkt miokardi të shtruar në rrjetin e spitaleve Veterans Affairs midis tetorit 2005 dhe marsit 2011, duke vlerësuar fillimin e mëvonshme të sëmundjes. Rezultatet? Brenda gjashtë muajve nga dalja nga spitali 11.8% e pacientëveqë kishin shfaqur hiperglicemi në shtrim, u diagnostikuan për diabet, në krahasim me 5.1% të subjekteve pa hiperglicemi. Dhe kjo nuk është e gjitha: një numër i konsiderueshëm i pacientëve, rreth katër në dhjetë kishin nivele të larta të hemoglobinës së glukozuar, një tregues i diabetittë pa diagnostikuar edhe pa marrë një recetë shumë të nevojshme terapeutike deri më atëherë."Për rrjedhojë, programet e screening për diabet të kryer në pacientët e hospitalizuar për infarkt akut miokardi që zhvillojnë hiperglicemi, mund të jenë një mjet i rëndësishëm për të identifikuar dhe trajtuar sëmundjen herët dhe në mënyrë të përshtatshme" përfundon Maddox.