Diabetologji

gus52014

Pompat dhe injeksionet multiple në diabetin e tipit 2

Pompa apo injeksione? Sipas një studimi ndërkombëtar mbi sigurinë dhe efektivitetin e pompave në terapinë e diabetit të tipit 2 të sapo publikuar në The Lancet, ato janë një strategji efikase në kontrollin e glicemisë në pacientët që nuk i përgjigjen terapisë me injektime ditore të insulinës. " Diabeti i tipit 2 shpesh kontrollohet me anë të dietës dhe barnave, por pjesa më e madhe e pacientëve me sëmundje të përparuar ka nevojë për terapi insulinike për të kontrolluar gliceminë", shpjegon Yves Reznik i Universitetit të Caen, Francë, bashkëautor i studimit. Dhe për shkak të epidemisë së obezitetit e cila çon në një rritje të insulino-rezistencës, rreth një e treta e të sëmurëve duhet të kryejë injeksionet e insulinës më shumë se një herë në ditë. "Pompat e insulinës janë pajisje portative të cilat injektojnë sasi të njëjtë dhe të vazhdueshme insuline nëpërmjet një kateteri subkutan", vazhdon diabetologu, duke theksuar se studimet e mëhershme që krahasonin këto metoda nuk kishin arritur në të njëjtat përfundime dhe se avantazhet e terapisë me mikroinfuzion (pompa) ende janë një çështje diskutimesh. Duke  u nisur nga kjo, në një studim të randomizuar dhe kontrolluar në të cilin morën pjesë 495 adult midis moshave 30 dhe 75 vjeç me diabet të tipit 2 i cili nuk mbahej nën kontroll, u vunë në krahasim injeksionet e vazhdueshme me pompa. "Pompat kanë treguar se janë superiore ndaj injeksioneve pasi reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme si glukozën në gjak dhe hemoglobinën e glukozuar por edhe sepse ulin gati për 3 orë në ditë kohën e hiperglicemisë" thekson Reznik. Për më tepër në fund të studimit doza ditore e insulinës ishte 20% më e ulët me pompë krahasuar me injeksionet. "Studimi OpT2mise jep një arsyetim bindës për efektivitetin klinik të pompave të insulinës në diabetin e tipit 2, duke sugjeruar se kjo terapi mund të ndihmojë për të përmirësuar kontrollin glicemik në pacientët të cilët nuk mund ta kontrollojnë atë pavarësisht trajtimit me doza më të larta insuline. Megjithatë, mbetet ende për tu vlerësuar raporti kosto, efikasitet i pompave në sisteme të ndryshme të kujdesit shëndetësor. "

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>