Pediatri

jan302018

Infeksioni i cytomegalovirus-it nuk ka pasoja neurologjike te foshnjat e parakohshme

Sipas një studimi të publikuar në "Pediatrics", nuk ka gjasa që foshnjat e parakohshme të lindura nga nënat me cytomegalovirus (CMV) dhe që e marrin infeksionin nga qumështi i gjirit, të zhvillojnë probleme neurologjike në fëmijërinë e hershme.

"Infeksioni i cytomegalovirusit post natal (pCMV) transmetohet shpesh përmes qumështit të gjirit, të freskët. Për këtë arsye, ushqyerja me gji ndërpritet ose qumështi i gjirit paratrajtohet për të parandaluar transmetimin e CMV-së te foshnjat e parakohshme. Ama, efektet e infeksionit me pCMV mbi zhvillimin neurologjik, nuk janë studiuar mirë", thotë Joppe Nijman, i Qendrës Mjekësore Universitare në Holandë, autor kryesor i studimit. Hulumtuesit kanë shqyrtuar rezultatet e zhvillimit neurologjik deri në moshën 6-vjeçare te 356 foshnja të parakohshme (<32 javë). Nga këto, 49 (14%) janë prekur nga pCMV-ja, ndërsa 307 (86%) nuk kanë shfaqur shenja të infeksionit.

Në moshën 16-muajshe, fëmijët e infektuar kanë patur rezultatet më të mira sipas klasifikimit të Shkallës së Zhvillimit Mendor të Griffiths (GMDS). Në moshën 24-30 muajshe, fëmijët e infektuar, nuk treguan dallime të konsiderueshme nga ata të painfektuar në shkallët e Bayley-t për Zhvillimin e Foshnjes, apo në GMDS.
Në moshën gjashtë vjeçare, fëmijët e infektuar kanë patur rezultate më të ulëta në
testimin parashkollor Wechsler dhe në Shkallën e Parë të Inteligjencës, por rezultatet mesatare mbeteshin në nivel normal, duke patur kuptim vetëm në nënshkallën e IQ-së verbale (96 pikë, kundrejt 103), një fakt që sipas autorëve mund t'i atribuohet arsimimit të dobët dhe etnisë së nënës e jo CMV-së. Asnjë nga fëmijët e infektuar nuk ka zhvilluar shurdhëri neurosensore.

"Rezultatet e këtij studimi nuk kanë treguar një dëmtim në zhvillimin neurologjik deri në moshën 6-vjeçare te fëmijët e lindur para kohe, me infeksion pCMV, gjë që nuk justifikon ndërhyrje të tilla si pasterizimi apo ngrirja e qumështit të gjirit ose pezullimi i ushqyerjes me gji për të parandaluar transmetimin e CMV-së në popullatën e parakohshme në përgjithësi", përfundojnë hulumtuesit.

Do të jenë të nevojshme studime të tjera perspektive kohorte për të shqyrtuar zhvillimin kognitiv në foshnjat jashtëzakonisht të parakohshme (<26 javë).

 

Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2017-0635
http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2018/01/10/peds.2017-0635


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>