Diabetologji

kor92019

Sëmundjet inflamatore intestinale dhe diabeti i tipit 1 mund të favorizojnë artritin reumatoid

Sipas një studimi të ri, të prezantuar në Kongresin Vjetor Evropian të Reumatologjisë (EULAR 2019), sëmundja inflamatore intestinale dhe diabeti i tipit 1, rrit shanset për zhvillimin e artritit reumatoid. "Ndërsa është e zakonshme që pacientët të kenë si diabetin e tipit 1, ashtu edhe artritin reumatoid, rezultatet tona sugjerojnë se sëmundja inflamatore intestinale dhe diabeti mund ta bëjnë të sëmurin, të predispozuar për zhvillimin e sëmundjes", thotë Vanessa Kronzer (Mayo Clinic School of Graduate Medical Education, SHBA), duke theksuar se ky zbulim meriton të shqyrtohet nga studime të mëtejshme.

Hulumtimi përfshinte 821 njerëz me artrit reumatoid, një sëmundje kronike inflamatore që ndikon te nyjat dhe gjithashtu, në organet e brendshme, çdonjëra prej të cilave është kombinuar me 3 kontrolle që përkojnë me moshën, gjininë dhe vendbanimin, në kohën e sondazhit. Pjesëmarrësit, me moshë mesatare 62 vjeç, kanë vetëraportuar praninë ose mungesën e 77 komorbiditeteve. Krahasuar me grupin e kontrollit, ai me artrit reumatoid raportoi më shumë raste të sëmundjes inflamatore intestinale dhe të diabetit të tipit 1: 0.5% kundrejt 1.9% dhe 0.4% kundrejt 1.3%, respektivisht. Për më tepër, numri i komorbiditeteve ishte më i madh në grupin me artrit reumatoid sesa në grupin e kontrollit, ndërkohë që nuk kishte dallim para diagnozës. Dallimi midis grupeve ishte i rëndësishëm për tromboembolizën venoze (10% e pjesëmarrësve në grup me artrit reumatoid dhe 6% në atë të kontrollit) dhe për epilepsi (3% dhe 1%).

Nuk u gjetën dallime në rastet e kancerit, ndërsa në grupin me artrit reumatoid, sulmet në zemër ishin më të zakonshme dhe kolesteroli i lartë ishte më pak i zakonshëm sesa në grupin e kontrollit. "Këto rezultate janë të rëndësishme sepse kuptimi i rendit kohor të zhvillimit të komorbiditetit te pacientët me artrit reumatoid do të jetë në gjendje të përditësojë njohuritë tona mbi përparimin e sëmundjes dhe të ndihmojë në identifikimin e synimeve për përmirësimin e rezultateve", thotë Hans Bijlsma, president i EULAR-it.


Annual European Congress of Rheumatology (EULAR 2019) - Abstract number: OP0088
https://www.congress.eular.org/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>