Focus

qer32019

Bakteriofagët zgjojnë shpresën për trajtimin e infeksioneve rezistente

Një "koktejl" me tre bakteriofagë, mikroorganizma që infektojnë dhe vrasin bakteret, ka qenë në gjendje të ndalte një infeksion nga mikrobakteri rezistent ndaj antibiotikëve, sipas një raporti të publikuar në "Nature Medicine".

Pacientja, një vajzë 15 vjeçe, që i është nënshtruar transplantit të mushkërive për shkak të fibrozës cistike, vuante nga një infeksion kronik nga Pseudomonas aeruginosa e Mycobacterium abscessus dhe kishte marrë antibiotikë për tetë vjet, pa mundur t'i mposhtte ata.
"Në javët dhe muajt pas transplantimit, u shfaqën shenja të infeksionit në vendin e prerjes dhe gjetkë. U shfaqën noduj në pika të shumta në trup dhe ajo u diagnostikua me infeksion të përhapur nga M. Ascessus, rezistent ndaj antibiotikëve tradicionalë", shpjegon Graham Hatfull (Universiteti i Pitsburgut), autor kryesor i studimit.

Hulumtuesit kanë punuar duke u nisur nga një koleksion shumë i pasur bakteriofagësh që gjenden në objektin ku ushtron punën e tij Hatfulli dhe kanë qenë në gjendje të identifikonin tre prej tyre, të aftë për të sulmuar çepin infektiv. Dy nga fagët janë modifikuar në laborator për t'u rritur efektivitetin dhe përzierja e fituar në këtë mënyrë, i është dhënë pacientit në rrugë intravenoze dy herë në ditë, për nëntë ditët e para në spital dhe pastaj në shtëpi, përmes një kateteri qendror, të vendosur në mënyrë periferike. Vajza ka marrë gjithashtu trajtim topik në plagët kirurgjike me fagë, pas muajit të parë. Kështu, bakteri u zhduk nga kulturat e gjakut e pështyma brenda pak ditësh dhe një skanim i bërë pas gjashtë javësh, tregoi se infeksioni ishte zhdukur.

"Infeksionet mykobakteriale rezistente ndaj barnave janë mjaft të zakonshme dhe ekziston një nevojë e fortë qasjesh të reja, për trajtimin e tyre. Bakteriofagët janë shumë interesantë dhe janë burim i shumë mistereve të pazgjidhura. Studime si ky, ilustrojnë potencialin e fagëve në kontrollin e infeksioneve bakteriale, por gjithashtu, theksojnë nevojën për të bërë përparime të mëtejshme kërkimore në mënyrë që të përcaktojnë nëse dhe si këto potenciale mund të aplikohen në terma të përgjithshëm", përfundon Hartfulli.


Nat Med. 2019. doi: 10.1038/s41591-019-0437-z
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31068712


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>