Focus

nën122024

Kanceri i ezofagut. Shtohen rastet premalinje te të rinjtë

Ezofag Barrett është një gjendje prekanceroze e ezofagut e cila po bëhet gjithnjë e më e zakonshme te të rinjtë, për të cilët, ekzaminimi i hershëm mund të ketë përfitime të mëdha, sipas një studimi të ri amerikan.

Konkretisht, ezofag Barrett diagnostikohet zakonisht rreth moshës 60-vjeçare, por një studim i ri i kryer në mbi 2.6 milionë pacientë ndërmjet viteve 2014 dhe 2023 ka evidentuar një tendencë në rritje të diagnostikimit të patologjisë në moshë të re. Në sintezë, në rastet e kësaj sëmundje, acidi gastrik dëmton shtresën e brendshme të pjesës së poshtme të ezofagut, duke rritur rrezikun për zhvillimin e kancerit. Për të luftuar sëmundjen, trajtimet mund të përfshijnë si përdorimin e barnave ashtu edhe kirurgjinë. Në mënyrë të veçantë për pacientët me raste të lehta këshillohen që t'i nënshtrohen endoskopive të rregullta për të monitoruar qelizat që veshin ezofagun. Në këtë studim të ri, ezofag Barrett u diagnostikua në 20% të pjesëmarrësve më pak se 50 vjeç, me sëmundjen në fazat e hershme të saj në pothuajse të gjitha rastet.

Një nga autoret e studimit, Anila Vasireddy nga Universiteti i Pensilvanisë, theksoi për Reuters se faktorët e rrezikut te pacientët më të rinj ishin të ngjashëm me ata që shiheshin te pacientët e moshuar dhe përfshinin hernien hiatale, refluksin gastroezofageal, duhanpirjen dhe një indeks të masës trupore të lartë.

"Studimi ynë konfirmon se faktorët tradicionalë të rrezikut për ezofag Barrett te të moshuarit janë gjithashtu parashikues për fillimin e patologjisë te të rinjtë. Depistimi para moshës 50 vjeçare mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në zbulimin e hershëm të adenokarcinomës së ezofagut", përfundojnë studiuesit.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>