Focus

tet82024

Virusi RSV. Zbulohet struktura kyçe që i hap rrugën zhvillimit të barnave të reja

Gjetje të reja në lidhje me strukturën komplekse të virusit respirator sincicial (RSV) që mund të ndihmojë në parandalimin ose ngadalësimin e infeksioneve të shkaktuara nga ky virus janë bërë publike së fundi. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, RSV-ja shkakton sëmundje serioze çdo vit, duke prekur qindra mijëra fëmijë, të rritur të moshuar dhe grupe të tjera me rrezik të lartë.

Deri kohët e fundit, struktura e saktë e virusit ishte e vështirë për t'u kuptuar, gjë që ka sjellë ndërlikime në zhvillimin e një medikamenti për trajtimin e tij. Megjithatë, falë një teknike të avancuar imazherike të quajtur tomografia krioelektronike (cryo-electron tomography), studiuesit kanë zbuluar detaje të rëndësishme në lidhje me molekulat dhe strukturat e RSV-së. Raporti i ri, i publikuar në Nature Communications, paraqet imazhe me rezolucion të lartë që ilustrojnë strukturën e dy proteinave kryesore RSV-së: proteina M dhe proteina F. Këto proteina janë thelbësore për ndërveprimin e virusit me membranën qelizore pritëse. 

Proteinat F gjenden në sipërfaqen e virusit dhe janë përgjegjëse për ndërveprimin me proteinat e qelizave pritëse, duke rregulluar shkrirjen dhe hyrjen e virusit në qeliza. Studiuesit besojnë se këto proteina mund të jenë çelësi për destabilizimin e virusit përpara se ai të mund të infektojë një host të ri, duke i bërë ato një objektiv të mundshëm për zhvillimin e medikamenteve në të ardhmen.

"Gjetjet tona kryesore zbulojnë detaje strukturore që na lejojnë të kuptojmë më mirë jo vetëm se si proteina rregullon grumbullimin e grimcave virale, por mënyrën se si koordinohen këto e proteina që e bëjnë virusin infektiv", tha udhëheqësja e studimit Elizabeth Wright.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>