qer32024
Oftalmologji. CHMP miraton barin për infeksionin e rrallë të kornesë
Komiteti i Barnave për Përdorim Njerëzor (CHMP) në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) ka miratuar barin jetim "Akantior" të kompanisë SIFI, për trajtimin e keratitit nga akantameba, një infeksion i rrallë i kornesë, i cili konstatohet te individët që përdorin lente kontakti dhe mund të shkaktojë verbëri.
Bëhet fjalë për një patologji të dhimbshme, e cila prek 1-4 pacientë në një milion banorë dhe 500 raste çdo vit mesatarisht në Evropë. Më shumë se 180 pacientë po trajtohen me Akantior, përmes programeve eksperimentale në më shumë se 12 vende evropiane.
Ky bar mund të përbëjë revolucion në trajtimin e kësaj patologjie të rrallë, e cila deri më tani nuk ka pasur një trajtim specifik dhe mund të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve të prekur.