Mjekësi e përgjithshme

sht22024

Turmeriku. Roli i mundshëm i tij në atrofinë muskulore kurrizore

Dieta e pasur me turmerik ndihmon në uljen e inflamacionit dhe në luftimin e një morie sëmundjesh njerëzore, përfshirë edhe atë të Alzheimerit. Nga një studim janë evidentuar efekte të reja të mundshme edhe kundër atrofisë muskulore kurrizore (SMA).

Antioksidantët mund të veprojnë përmes disa mënyrave: për shembull, disa prej tyre e ushtrojnë funksionin përmes proteinës faktor transkriptimi (e rrjedhur nga eritroidi)-si 2 (NRF2).
Një antioksidant i fuqishëm, si dhe përbërësi kryesor polifenolik i kurkumës, është turmeriku, një pigment fito-polifenolik, efektet e të cilit janë vërtetuar në Kinë dhe Indi që prej 4000 vjetësh.

SMA është një ndër sëmundjet gjenetike të rralla më të përhapura: prek kryesisht të porsalindurit, fëmijët dhe të rinjtë, duke shkaktuar humbje të parakohshme të aktivitetit të motoneuroneve, si dhe humbje të aktivitetit respirator dhe motorik. Ajo shkaktohet nga një mutacion me humbje të funksionit të gjenit telomerik neuron motorik i mbijetesës (SMN)1. Heterogjeniteti i lartë i fizpatologjisë së SA përcaktohet nga numri i çifteve të SMN2, një gjen centromerik, i cili mund ta zëvendësojë pjesërisht SMN1 dhe të transkriptohet për të njëjtën proteinë, megjithëse shfaq efikasitet më të ulët. SMA prek kryesisht motoneuronet, por mund të dëmtojë edhe inde dhe organe të ndryshme, në varësi të ashpërsisë së sëmundjes.
Kohët e fundit është vërejtur një stres i lartë oksidativ në qelizat e prekura nga SMA dhe për këto arsye, studiuesit analizuan ndikimin e terapisë antioksidante të qelizave staminale neurale (NSC), të cilat kanë potencialin të ndahen në motoneurone, të përftuara nga një model SMA-je (SMN-Δ7).

Në studimin e publikuar në Journal of Molecular Sciences, studiuesit kanë përshkruar se si turmeriku është në gjendje të ndryshojë disa veçori fiziologjike të qelizave staminale neurale të shëndetshme apo të prekura nga SMA. Me shumë mundësi, ky efekt shpjegohet nëpërmjet mekanizmit të aktivizimit të zhvendosjes nukleare të NRF2 të nxitur nga turmeriku, që nuk shkakton prodhimin e faktorëve antioksidantë, por aktivizimin e nxitësit të SMN-së, si dhe prodhimin e shtuar të transkriptimit dhe proteinës SMN funksionuese.

"Për sa jemi në dijeni, kjo është puna e parë shkencore që përshkruan fiziologjinë e përftimeve të NSC-së nga zona subventrikulare e SMN-Δ7. Edhe pse antioksidanti Olesoxime (një derivat i kolesterolit që vepron në mitokondri) ka shfaqur rezultate afatgjata të papërshtatshme në SMA, mund të ndërmerren qasje alternative antioksiduese, duke përfshirë edhe përdorimin e turmerikut. Gjithsesi, me shumë mundësi, kjo nuk përbën zëvendësimin e barnave të reja efikase, të disponueshme për SMA-në. Ky trajtim i ri nutraceutik mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve të prekur nga SMA, të cilët nuk reagojnë mjaftueshëm ndaj këtyre barnave. Nevojiten analiza të mëtejshme për të zgjidhur mekanizmat molekularë të përfshirë në efektet e turmerikut mbi NRF2 në modelin tonë të SMA", përfundojnë autorët.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>