Kardiologji

gus292024

Hipertensioni i patrajtuar, 36% më shumë rrezik për Alzheimer te të moshuarit. Ja, metaanaliza

Të moshuarit me hipertension të patrajtuar paraqesin 36% më shumë rrezik për zhvillim të morbusit së Alzheimerit, krahasuar me ata pa hipertension, si dhe 42% më shumë rrezik, krahasuar me ata që marrin barna antidepresive. Këto të fundit janë rezultatet e një studimi të kryer mbi kampionet e një grupi të gjerë të moshuarish.

Metodologjia
Në kuadër të kësaj metaanalize, studiuesit analizuan të dhënat e 31.250 pjesëmarrësve në moshat 60 vjeç e lart (mosha mesatare 72.1 vjeç; 41% meshkuj) të grumbulluara nga 14 studime komunitare të kryera në vende të ndryshme. Kohëzgjatja mesatare e kontrollit të ecurisë ishte 4.2 vjet, gjatë së cilës u regjistruan vlerat e tensionit arterial, diagnostikimi i hipertensionit dhe përdorimi i barnave antidepresive.

Nga pjesëmarrësit, 35.9% nuk kishin anamnezë hipertensioni dhe as nuk merrnin barna antihipertensive, 50.7% kishin një anamnezë hipertensioni të shoqëruar me përdorim të barnave, ndërsa 9.4% vuanin nga hipertensioni por nuk trajtoheshin për të. Rezultatet kryesore të analizuara ishin zhvillimi i morbusit të Alzheimerit dhe përparimi i formave të tjera të demencës.

Rezultatet kryesore
Gjithsej, 1.415 pjesëmarrës zhvilluan morbusin e Alzheimerit dhe 681 zhvilluan forma demence të ndryshme nga Alzheimeri. Pjesëmarrësit me hipertension të patrajtuar shfaqën 36% më shumë rrezik për Alzheimer, krahasuar me individët e shëndetshëm dhe 42% më shumë rrezik krahasuar me ata me hipertension të trajtuar. Nga ana tjetër, pacientët me hipertension të trajtuar nuk shfaqën rrezik të shtuar për Alzheimer, krahasuar me individët e shëndetshëm.
Përsa i përket demencës pa zhvillim të Alzheimerit, qoftë pacientët me hipertension të trajtuar, qoftë edhe ata me hipertension të patrajtuar, kanë shfaqur më shumë rrezik, në krahasim me individët e shëndetshëm, duke pasur rreziqe të ngjashme ndërmjet tyre.

Konsiderata praktike
"Këto rezultate sugjerojnë që trajtimi i hipertensionit me kalimin e moshës, mbetet një faktor thelbësor për reduktimin e zhvillimit të morbusit të Alzheimerit", përfundoi autori kryesor i studimit Matthew J. Lennon.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>