Kardiologji

sht52024

Parandalimi i faktorëve të rrezikut kardiovaskular dhe sëmundja e Alzheimerit

Shëndeti kardiovaskular po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm si faktor rreziku për demencën, sipas një studimi të publikuar The Lancet Public Health, në të cilin janë analizuar 27 artikuj mbi të dhënat e grumbulluara në më shumë se 70 vjet.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësoi se 5.8 milionë vetë në SHBA janë prekur nga Alzheimeri dhe nga demencat e lidhura me të, me 5.6 milionë në moshat 65 vjeç e lart dhe afro 200.000 në 65 vjeç, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet se 944.000 vetë vuajnë nga një lloj forme demence.

Nga studimi rezulton se me kalimin e viteve, faktorët kryesorë të rrezikut për demencë janë hipertensioni, obeziteti, diabeti, formimi dhe tymosja. Megjithatë, mbizotërimi i këtyre faktorëve të rrezikut ndryshon me dhjetëvjeçarë. Sipas studiuesve, tymosja dhe formimi janë bërë më pak të rëndësishëm si faktorë rreziku falë ndërhyrjeve në popullsi, si fushatat antitymosje dhe formimi publik i detyrueshëm. Nga ana tjetër, normat e obezitetit dhe diabetit janë shtuar, duke u kthyer në faktorë rreziku më të rëndësishëm, ndërsa hipertensioni mbetet faktori kryesor i rrezikut, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe grupeve të shëndetit publik në menaxhimin e kësaj patologjie.

"Faktorët e rrezikut kardiovaskular mund të kenë kontribuuar mjaftueshëm në rrezikun për demencë me kohën, pra duhen ndërmarrë veprime më specifike për përpjekjet e ardhshme në parandalimin e demencës. Eliminimi i faktorëve të ndryshueshëm të rrezikut, mund të parandalojë 40% të rasteve të demencës nga ana teorike", deklaroi autori kryesor i studimit, Naaheed Mukadam.

Ky studim thekson rëndësinë e shtuar të shëndetit kardiovaskular si faktor rreziku për demencën, duke evidentuar se si mund të ndikojnë ndryshimet në sjelljet e popullsisë dhe në politikat e shëndetit publik në incidencën e sëmundjes. Me ndërhyrjet e synuara ndaj faktorëve të rrezikut kardiovaskular, mund të krijohet mundësia e reduktimit të konsiderueshëm të rasteve me Alzheimer dhe demencë në të ardhmen.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>