Mjekësi e përgjithshme

gus82024

Sëmundjet neurologjike. OBSH: përmirësoni qasjen ndaj barnave specifike

Çrregullimet neurologjike janë shkaku kryesor i paaftësisë në botë dhe qasja ndaj barnave të nevojshme për trajtimin e tyre, ka një rëndësi të madhe. Në një raport përshkruhet me detaje gjendja e qasjes ndaj barnave për këto çrregullime, duke përdorur epilepsinë dhe sëmundjen e Parkinsonit si patologji referimi. Ai hedh dritë mbi mungesën e disponueshmërisë dhe qasshmërisë ekonomike të këtyre barnave, analizon barrierat e ndryshme të sistemit shëndetësor që ndikojnë në qasjen dhe paraqet skenarë të veçantë, gjatë së cilëve mund të shtohen vështirësitë. Në veçanti, evidenton se pavarësisht ekzistencës së barnave efikase dhe me kosto të ulët, qasja nuk është e duhura në të gjitha pjesët e botës. Kjo ndikon negativisht në cilësinë e jetës së individëve të prekur dhe sjell pasoja shoqërore dhe ekonomike të mëdha, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Investimi në qasjen ndaj barnave për çrregullime neurologjike mund të ketë mjaft efekte pozitive për sistemet shëndetësore dhe shoqërinë në përgjithësi.

Dokumenti ofron një tablo për veprime shumë-nivelëshe dhe shumë-sektoriale, duke shërbyer si një thirrje për veprim për të gjitha palët e interesuara që të angazhohen për përmirësime të mëdha dhe të qëndrueshme në qasjen ndaj barnave për çrregullime neurologjike. Gjithashtu, synon të ofrojë njohuri të plota mbi vështirësitë dhe përbërësit e sistemit shëndetësor, që ndikojnë në qasjen ndaj barnave për çrregullime neurologjike. Madje, propozon edhe një qasje për përmirësimin e qasshmërisë ndaj barnave që vendet mund të zbatojnë, me të dhëna nga të gjitha rajonet e OBSH-së, me qëllim evidentimin e problematikave që duhen zgjidhur.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>