Focus

nën42024

Korrigjimi i defekteve pamore mund të parandalojë demencën

Pothuajse 19% e rasteve të demencës te të moshuarit mund të shmangen nëse korrigjohen në kohë defektet pamore, të cilët në shumicën e rasteve janë të modifikueshëm, tregon një studim i botuar së fundi në JAMA Ophthalmology. Ky hulumtim, i koordinuar nga Jason Smith nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore, është i pari që ka vlerësuar ndikimin të formave të ndryshme të defekteve pamore në prevalencën e demencës në një popullatë të moshuarish.

"Këto gjetje tregojnë rëndësinë që ka identifikimi i defekteve pamore, të tilla si ndjeshmëria e kontrastit dhe mprehtësia vizuale, për të kuptuar se sa i rëndësishëm është korrigjimi i tyre në zhvillimin e demencës", thotë Smith.

Në studim morën pjesë 2767 të rritur mbi 70 vjeç, të cilët iu nënshtruan një vlerësimi gjithëpërfshirës të funksionit vizual, duke përfshirë mprehtësinë vizuale në afërsi dhe në distancë, si dhe ndjeshmërinë e kontrastit, një parametër që pavarësisht rëndësisë së tij shpesh anashkalohet. Ndër subjektet e studiuara, 32.2% raportuan të paktën një lloj defekti pamor, me një prevalencë më të lartë midis grave dhe popullsisë së bardhë johispanike.

Një nga aspektet qendrore të studimit është përdorimi i fraksionit që i atribuohet popullatës (PAF) për të vlerësuar përqindjen e rasteve të demencës që teorikisht mund të shmangen përmes parandalimit ose trajtimit të defekteve pamore. Rezultatet tregojnë se 19% mund t'i atribuohet pranisë së të paktën një defekti pamor.

Deficiti i ndjeshmërisë së kontrastit tregoi se ishte faktori më i rëndësishëm, me një PAF prej 15%, i ndjekur nga mprehtësia vizuale në afërsi (9.7%) dhe mprehtësia vizuale në distancë (4.9%).

"Fakti që deri në 80% të rasteve të defekteve pamore janë të parandalueshme ose të trajtueshme, do të thotë se ka shpresa se barra globale e demencës mund të reduktohet", shpjegon Mingguang He nga Universiteti Politeknik i Hong Kongut, në një editorial të lidhur.


JAMA Ophthalmology 2024. Doi: 10.1001/jamaophthalmol.2024.3131
http://doi.org/10.1001/jamaophthalmol.2024.3131

JAMA Ophthalmology 2024. Doi: 10.1001/jamaophthalmol.2024.3498
http://doi.org/10.1001/jamaophthalmol.2024.3498


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>