Focus

pri302021

Një aplikacion për smartphone jep rezultate shumë më të mira në vetëmenaxhimin e artrozës së gjurit

Një studim i ri i botuar në "Jama Network Open" ka demonstruar se pacientët që morën trajtim të linjës së parë për artrozën e gjurit përmes një aplikacioni për smartphone, kanë patur përmirësime më të rëndësishme klinikisht sesa ata që morën trajtimin standard. Trajtimi i linjës së parë, i rekomanduar për artrozën e gjurit, i përbërë nga informacione, ushtrime fizike dhe kontroll i peshës kur është e nevojshme, është pa dyshim më pak i përdorur, edhe sepse shpesh i lihet vetëm menaxhimit të pacientit.

"Ne tashmë e dinim që trajtimi dixhital i linjës së parë mund të përmirësojë ndjeshëm simptomat e artrozës me një kosto dukshëm më të ulët sesa kujdesi i drejtpërdrejtë, por tashmë kemi vërtetuar se sa efektiv është në të vërtetë krahasuar me trajtimet tradicionale të vetëmenaxhimit", thotë Sameer Akram Gohir (Universiteti i Notingamit), autori i parë i studimit. Studiuesit përzgjodhën në mënyrë rastësore 105 vetë, 45 vjeç ose më shumë, të diagnostikuar me artrozë të gjurit, për t'u trajtuar në mënyrë dixhitale, ose për të menaxhuar vetë simptomat e tyre sipas udhëzimeve. Pacientët në grupin e trajtimit dixhital u vunë në kontakt me fizioterapistë të licencuar përmes një aplikacioni për smartphone të siguruar nga Joint Academy dhe morën udhëzime dhe ushtrime të përditshme. Në grupin tjetër, pacientët vazhduan programin e tyre tradicional të vetëmenaxhimit dhe bënë konsultë me mjekun e kujdesit parësor kur ishte e nevojshme. Kështu, pacientët që ndoqën trajtimin dixhital arritën një zvogëlim të dhimbjes 41%, krahasuar me 6% të atyre që ndoqën trajtimin tradicional.
"Studimi tregon ndikimin pozitiv që ka trajtimi dixhital në barrën e artrozës si për pacientët, ashtu edhe për sistemet e kujdesit shëndetësor. Përveç përfitimeve te dhimbja dhe funksioni fizik, përfitimet e trajtimit dixhital përfshijnë kosto më të ulëta dhe kujdes më të arritshëm për ata që jetojnë në zonat rurale, veçanërisht gjatë pandemisë", përfundojnë autorët. Trajtimi i fizioterapistit të Joint Academy është tashmë i disponueshëm sipas planeve të caktuara shëndetësore në SHBA dhe duket se disponueshmëria së shpejti do të zgjerohet.


JAMA Network Open 2021. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2021.0012
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2021.0012


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>